|E premte, Prill 28, 2017

Shpërthimi në ish KPTHN, 1 i vdekur e 5 të plagosur (foto e video) 

Mallakastër – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, 10 nentor 2016, rreth ores 22:00. Bilanci  paraprak: Një i vdekur, 5 te plagosur, njeri prej tyre ne gjendje te rende.

Shkak i zjarrit një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit qe është shoqëruar me flakë te mëdha.

Ora 01: 30 Identifikohen dy punetoret qe jane nisur drejt Tiranes 

Punetoret Kovaç Pasha nga Ballshi dhe Fatos Bushi nga Lalari janë nisur për në spitalin e Tiranës.  Nga shpërthimi  është asfiksuar një zjarrfikës, Gramoz Fejzo. Ministri Damian Gjiknuri dhe deputeti Pirro Lutaj mberrijne ne vendin e ngjarjes.

Ora 00: 30  Dy te plagosur drejt Tiranes 
Policia informon dy te plagosur jane lehte ne spitalin e Ballshit. Dy te tjeter po nisen per ne Tirane ndersa njeri eshte ne spitalin e Fierit. Viktima eshte ne morgun e spitalit te FIerit

Ora 00: 20: Viktima eshte identifikuar si Shkelqim Muça, 40 vjeç i martuar me 5 femije, bashkeshortja i ka vdekur, nga Ballshi. Prokurori i Fierit  Shkelqim Sina ndodhet ne vendin e ngjarjes. Gazetaret informojne per 7 te plagosur.

Prokurori Sina ka pohuar se  eshte e veshtire te kryer veprime naten. Do rikthehemi ne mengje sheret te vahdojme punen, eshte shpejt te flasim per shkakun e shpertthimit

Ora 00: 18 Ekspertet e Inspektoratit Shteteror Teknik e Industrial (ISHTI) nisen drejt Ballshit. Do kryejnë verifikimet e asaj ç`ka ndodhur në rafineri.

 Ora 00: 15 Drejt zones se Ballshit eshte nisur ministri Gjiknuri me disa inspektore

Ora 00: 10 Informacioni paraprak i policise- Më datën 10.11.2016, në uzinën e Ballshit, në Repartin nr 3, ne seksionin 92, ka ndodhur një shpërthim i nje valulave te pompes se hidrogjenit ku është shoqëruar me flakë te mëdha.

Nga shpërthimi ka humbur jeten Shkelqim Muça, 40 vjeç nga Ballshi, 1 person eshte ne gjendje te rende, ndersa 4 te tjere jane jashte rrezikut per jeten.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje. Aktualisht zjarri eshte vene nen kontroll.

Grupi hetimor ne bashkepunim me Prokurorine po kryejne veprimet ne vendngjarje

Pamje nga flaket qe perfshine uzinen e naftes ne Ballsh

Ora 00: 05 Drejtori i spitalit: 6 te plagosur 1 i vdekur 

Pajtim Ismaili, drejtori i spitalit të Ballshit informoi për 6 të plagosur. Dy prej tyre kanë marrë mjekim në spitalin e Ballshit  ndërsa 4 të tjerë në spitalin e Fierit. Drejtori i spitalit konfirmoi dhe për një viktimë

Ora 23:50 Flitet se ka një person të vdekur dhe 4 te plagosur. Viktima është me inicialet SH.M.

Ora 23: 23 : Burimet nga policia flasin për 4- 7 persona që kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i naftës që ka ndodhur në repartin e fundit ku del nafta.

Dyshohet se rreth 30 persona kanë qenë brenda repartit ku ndodhi shpërthimi

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se rreth 30 persona kanë qenë brenda repartit ku ndodhi shpërthimi

Ekipet e emergjencave janë duke punuar që të evakuojnë të gjithë punëtorët nga uzina.

Pamje nga flaket qe perfshine uzinen e naftes ne Ballsh

Pamje nga flaket qe perfshine uzinen e naftes ne Ballsh

15050044_1274090849307903_1339182902_n

alb365

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Vasili merr “timonin” e LSI-së https://t.co/fY6oPfP7p5 https://t.co/paWAt706pI
11,371 people follow ALB365
Twitter Pic Ismaelha Twitter Pic nopalli Twitter Pic PaulG121 Twitter Pic Thrashie Twitter Pic angie201 Twitter Pic mcskinni Twitter Pic numba1_c Twitter Pic oliannka Twitter Pic gudnylar Twitter Pic berniesp Twitter Pic tijana92 Twitter Pic Shyma42 Twitter Pic frog146 Twitter Pic suparuak Twitter Pic Shawncha Twitter Pic karineso Twitter Pic soldier_ Twitter Pic YzatisRo Twitter Pic GloriaBr Twitter Pic 0018b
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Facebook krijon portal vetëm për gazetarë

​Për shumë gazetarë, Twitter është burimi kryesor i informacioneve, pasi në këtë rrjet social shfaqen lajmet më kryesore apo evente...

Close