|E martë, Janar 24, 2017

Shpërthimi në Nju-Jork ishte ‘akt terrorizmi’ 

Ndonëse nuk kanë prova për lidhje të mundshme me terrorizëm ndërkombëtar, shpërthimi i bombës në Nju-Jork përbën ‘akt terrorizmi’, ka thënë guvernatori i Nju-Jorkut

Guverantori i shtetit të New Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se indikacionet e para të shpërthimit që ndodhi në një qark të qytetit të Nju Jorkut, nuk tregojnë për lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

“Në këtë kohë nuk kemi prova që tregojnë se ky incident është i lidhur me terrorizmin ndërkombëtar por ne jemi akoma në fazën e parë të hetimit”, ka thënë Cuomo.

Ai u ka thënë gazetarëve se “jemi shumë me fat që nuk kemi pasur viktima nga ky shpërthim”.

“Kushdo që ka vendosur ato bomba do të sillet para drejtësisë”, ka thënë ai.

Cuomo ka thënë se ndonëse nuk kanë prova për lidhje të mundshme me terrorizëm ndërkombëtar, “vendosja e bombave është akt terrorist”, transmeton REL.

Shumica e 29 të lënduarve kanë pësuar lëndime të lehta dhe sipas autoriteteve amerikane të gjithë janë lëshuar nga spitali.

Shkaku i shpërthimit të së shtunës në Chelsea

Në Chelsea të New York-ut, në orën 21:00 sipas kohës lokale ndodhi një shpërthim. Autoritet më pas, në të njëjtën zonë gjetën edhe një mjet tjetër shpërthyes.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arrestoi 2 shtetas https://t.co/xGOyMYV2m4 https://t.co/NOTO8ZuI1p
505 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Cipras jep dorëheqjen

Greqi - Kryeministri i Greqisë, ashtu si zakonisht, me kostum dhe këmisë, por pa kollarë ka dalë para populluit për ti thënë atyre se ka vendosur që qeveria e tij...

Close