|E mërkurë, Dhjetor 13, 2017

Shpikja : Si të zgjidhni ekuacionet matematikore. 

149682Kroaci – PhotoMath, është aplikacion pa pagesë për smartfonë, tashmë i shkarkuar dhjetë milion herë, për shkak të zgjidhjes së shpejt të ekuacioneve matematikore, ide e realizuar nga kompania kroate “Mikroblink” me seli në Zagreb. Inxhinierët e rinj të elektroteknikës dhe informatikës angazhohen në zhvillimin e aplikacionit, duke pretenduar se PhotoMath do ti ndihmoj studentët të cilët hasin në të panjohurat e rënda matematikore. Drejtori i kësaj kompanie, Damir Sabol në intervistë me Anadolu Agency (AA), tha se edukimi i fëmijëve duhet të ndryshojë, dhe se në paraqitjen e parë edhe kalkulatori i zakonshëm ishte i diskutueshëm.

Sabol, është inxhinieri i elektroteknikës dhe informatikës, njëherësh edhe themelues dhe drejtor i “Mikroblink” që prodhon aplikacione për telefonët celular të mençur. Firma përbëhet nga tetë inxhinierë elektroteknik shumë të rinj në të cilët kompania mbështet avantazhet konkurruese. Me njohuri profesionale dhe moshë rinore, vendimtare është edhe përvoja të cilën e posedojnë pesë punonjësit më të vjetër të kompanisë.

Aplikacioni, të cilin e quajtën PhotoMath, zgjidh detyrat matematikore me anë të kamerës së smartfonit. Pasi kamera e tij drejtohet nga detyra matematikore në libër, aplikacioni e zgjidh atë në çast dhe nxjerr rezultatin përfundimtar. Jo vetëm kaq, por tregon mënyrën e zgjidhjes.

Aplikacioni fitoi popullaritet në mas të madhe për një periudhë të shkurtur kohore, sidomos tek filloristët. Bazohet në teknologjinë e njohjes të tekstit, e cila zhvillohet në këtë kompani për tre vjet e gjysmë. PhotoMath është falas dhe mund të shkarkohet nga platformat e Apple, për iPhone dhe Windows Phone, ndërsa aplikimet për platformat Android janë në përgatitje të sipër, pritet të përfundojë në janar të 2015, njoftoi drejtori i kompanisë Damir Sabol.
“Aplikacioni aktualisht përfshin nivelin e matematikës për 14-15 vjeç, të shkollimit fillor, ndërsa Mikroblink angazhohet për të zgjeruar mundësitë në mënyrë që së shpejti të punojë për nivelin e dy viteve të para të shkollave të mesme. Por ngjarja nuk do të përfundoj me kaq, “premton drejtori Sabol.

Sabol është i bindur se aplikacioni nuk mund ti dëmtojë fëmijët në arsimim: “Përshtypja e parë të jep ndjesinë se ky aplikacion mund të zhgënjejë. Por mendoj se edhe për kalkulatorët në fillim ishte i njëjtë problemi, se njerëzit flitnin se kalkulatorët nuk janë të mirë për fëmijë, ndërsa janë treguar shumë të mirë dhe të dobishëm. Ne besojmë se arsimimi edhe ashtu duhet të ndryshojnë dhe se aplikacioni ynë mund ti ndihmojë fëmijët të cilët nuk kanë mënyrë tjetër për të mësuar. Shpesh fëmijët ulen para librit, shikojnë librin dhe nuk kanë asnjë zgjidhje. Ne besojmë se aplikacioni në ato momente mund tu ndihmojë atyre në mënyrë të konsiderueshme.”

Rreth përdorimit të tij më së miri dëshmon fakti se aplikacioni PhotoMath në muajin e fundit është shkarkuar pothuajse dhjetë milionë herë. Kompania Mikroblink filloi në biznes me idenë për të lehtësuar pagesën e faturave e telefonave celular për këtë qëllim përgatitën teknologjinë Photopay, e njohur si “Fotografo dhe paguaj”. Fjala është për teknologji, e cila me ndihmën e kamerës së smartfonit e drejtuar nga fatura, në një çast nxjerr të gjitha të dhënat rreth pagesave, në mënyrë për të shmangur të dhënat hyrëse manual.

Aktualisht teknologjia e tillë e kompanisë me seli në Zagreb, ka gjetur përdorim në katërmbëdhjetë banka në gjashtë vende.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Evakuohet shkolla 9-vjeçare, dyshohet helmim

Shkolla 9 vjeçare ”Adem Gjeli” në Fushë...

Close