|E premte, Shkurt 24, 2017

Shqipëri – Bari, arrestohet shefi i Ndragetas 

Ka përfunduar në prangat e policisë bosi i Ndraghetas Fabio Lopez. 38-vjeçari i akuzuar për shumë krime është pjesë e një familje mafioze me origjinë nga San Giovanni in Fiore, provincë në Kozenca i kishte shpëtuar dje një operacioni blic të policisë vendase, i koduar  “Six Towns”  në të cilin u arrestuan 36 persona.

Lopez arriti të marrë një avion nga vendi ynë me destinacion Barin. Por në aeroport e prisnin agjentët e policisë të cilët e arrestuan me  akuzën krijimi i organizateve mafioze dhe trafik droge.

Në operacionin për kapjen e tij dhe të 36 personave të tjerë të shtrirë në jug dhe provincat e Milanos dhe veri të vendit u angazhuan  mbi 200 karabinierë dhe oficerë policie.

Sakaq nuk ka një qëndrim zyrtar nga autoritetet shqiptare për këtë operacion. Nuk dihet ende nëse i  shumëkërkuari ka qëndruar për shumë apo pak kohë në vendin tonë apo nëse ka bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe shqiptare për arestimin e tij.

Ndragheta është një organizatë kriminale me bazë në kalabri të Italisë. Edhe pse jo shumë e njohur jashtë vendit ose e njohur më pak se mafia siciliane Ndragheta u bë sindikata më e fuqishme në Itali në fund të viteve 1990 dhe fillim të viteve 2000.

alb365/oranews

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Të huajt për jetën e natës në Tiranë https://t.co/DdeEvCpedG https://t.co/SQNTpM1Hd3
508 people follow ALB365
Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Takim urgjent në prefekture për sëmundjen e gjedhit

  Fier - Sëmundja e dermatozës në gjedhë alarmon gjithë vendin. Prefekti  i Fierit mbledh me urgjencë specialistët dhe sektorët...

Close