|E martë, Nëntor 21, 2017

Shqipëri – Izrael, arbitri mbyll facebook-un pas sharjeve të tifozave (fotot) 

Tifozët shqiptarë nuk e kanë kapërdirë lehtë humbjen 0-3 në shtëpi përballë Izraelit, dhe për ta fajtori kryesor është padyshim arbitri gjerman, Deniz Ajtekin.

Menjëherë pas ndeshjes një dyndje komentesh ofenduese janë postuar në faqen e Facebook-ut të gjyqtarit, i cili menjëherë më pas e çaktivizoi atë.

Ndërkohë shqiptarët nuk janë mjaftuar me kaq, teksa kanë redaktuar faqen në Wikipedia të arbitrit duke e ofenduar dhe aty.

Për më tepër, një faqe e re në Facebook me emrin e arbitrit është hapur nga fansat shqiptarë, dhe në çdo koment administratori i faqes përgjigjej me ikonën e një gjyqtari që tregon kartonin e kuq, duke ironizuar me lehtësinë e nxjerrjes së kartonëve nga gjermani. /Express/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjosha përshëndet liderët e BE-së.

     Tiranë - Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha përshëndet liderët e Bashkimit Evropian të cilët miratuan statusin e vendit...

Close