|E shtunë, Tetor 21, 2017

Shqiperi – Kosove me hekurudhe, ndertues Kazakistani. 

Tirane –1Ndërtimi i një linjë hekurudhore Kosovë-Shqipëri dhe vendet e BE-së, ka qenë një pikat e ofruara për investime nga biznesmenët e Kazakistanit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi dje një takim me homologun e tij kazak Karim Massimov si dhe presidentin Nursultan Nazarbayev. “Një nga projektet e mëdha të diskutuara, edhe nga Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Peleshi dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Pacolli ishte mundësia e zhvillimit dhe investimit në një sistem hekurudhor modern, që mundëson lidhjen mes porteve shqiptare dhe rrjetit hekurudhor evropian dhe aziatik”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat.

Ndëkohë, në takime ka marrë pjesë dhe Behgjet Pacolli, duke siguruar një garanci për realizimin e një projekti të rëndësishëm kombëtar. Jashtë temës së diskutimit nuk kanë mbetur as investimet në fushën e turizmit, energjisë por dhe të infrastrukturës e transportit. Pjesë e rëndësishmë e bisedimeve ka qenë dhe mbi investimet në fushën e naftës dhe të gazit.

Kërkesa

Realizimi i një projekti hekurudhor është cilësuar një element i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas propozimit hekurudha, që lidh rrjetin europian dhe Azinë duke kaluar nga Kosova, do të përfundojë në portin e Shëngjinit në Shqipëri. Kazakistani kërkon rikthimin e primatit të Rrugës së vjetër të Mëndafshit që lidh Azinë me Europën dhe ka projekte për këtë korridor të rëndësishëm botëror që kalon gjithashtu nga Ballkani Jugperëndimor, dhe nga Shqipëria dhe Kosova. Kjo do të realizojë një rritje të shkëmbimit ekonomik mes vendeve shqiptare drejt Bashkimit Evropian.

Madje, kjo do të cilësohet një nyje e rëndësishme këmbimi që i shtohet asaj të rrjetit rrugor. Për këtë çështje janë realizuar dhe takime me investitorë të rëndësishëm kazak. “Investitorët kazakë janë sot ndër më të fuqishmit në Europë, me një vëllim investimesh prej 26 miliardë dollarësh”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat. Investimet kazake po kërkojnë hapësira të reja në Bashkimin Europian. Ndërsa Kryeministri Massimov theksoi nevojën për të nënshkruar sa më shpejtë dy marrëveshje kryesore, në fushën e nxitjes së tregtisë dhe shmangies së taksimit të dyfishtë mes dy vendeve.

Ftesa

Kryeministri Rama dhe Presidenti Nazarbayev diskutuan mbi rëndësinë e harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri dhe nevojën për ta promovuar këtë frymë bashkëjetese në të gjithë rajonin e Ballkanit. Nazarbayev është ftuar nga Rama për të vizituar Shqipërinë, ftesë që u pranua prej Presidentit. Bëhet e ditur se gjatë vizitës në Shqipëri, Presidenti Nazarbayev do të shoqërohet edhe nga një grup sipërmarrësish kazakë, të interesuar për të investuar në Shqipëri.

alb365.com/shqiptarja.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Marrëveshja italo-shqiptare për konvertimin e patentave skadon më 15 gusht.

     Itali - Nga ambasada shqiptare në Romë sigurojnë se marrëveshja po përtërihet, por deri më sot kjo gjë...

Close