|E hënë, Shtator 25, 2017

Shqiperi – Kosove, unifikohet arsimi. 

ed7   Tirane – Njehësimi i kurikulave arsimore Shqipëri- Kosovë, ishte marrëveshja e nënshkruar në Kryeministri, nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe homologu i saj kosovar Ramë Buja.

Në fjalën e rastit ministrja Nikolla, deklaroi se u arrit që të unifikohet sistemi parauniversitar mes dy vendeve, duke e cilësuar si një ditë historike.

Ajo shprehu mirënjohje për grupet e punës, duke e cilësuar këtë unifikim sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Nikolla tha se sistemi arsimor parauniversitar do të jetë 5+ 4 + 3 dhe që nga muaji shtator do të lançohet ky projekt në të gjitha qarqet e vendit.

Ministrja bëri me dije se në këtë mënyrë çdo nxënës i Kosovës mund të vijë të studiojë lirisht në Shqipëri dhe anasjelltas.

“Fillon kthesa e madhe pasi nxënësit dhe të rinjtë mësohen dhe përshtaten me kërkesat e tregut europian”, deklaroi Nikolla.

Nga ana e tij ministri Buja e cilësoi si marrëveshjen më kuptimplotë mes dy vendeve, pasi tha se Kosova dhe Shqipëria tanimë janë bashkë në dije.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një punë kolosale për të arritur në marrëveshjen e sotme.

Ai tha se firmosja e marrëveshjes vendos gurin e themelit për bashkimin arsimor mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Duhet ta shikojmë si një mundësi të artë për të bashkuar forcat dhe eksperiencat. Lëvizja për unifikim do të sjellë hapjen e shumë kantiereve të punës së përbashkët për lëndët mësimore, por kjo lëvizje nis në një kohë kur kambanat e alarmit po bien fort sa i takon mësimit të shqipes. Shqipja dhe njehësimi i shqipes nuk mund të tretet. Është koha për ta ndarë njëherë e mirë shkencën nga politika”, u shpreh Rama.

Ai tha se unifikimi i sistemit arsimor shërben për të ndalur rënien e mëtejshme të gjuhës shqipe dhe vendosjen në një rend të ri shqip-foljes dhe shqip-shkrimit.

Kryeministri deklaroi se synohet unifikimi por edhe modernizimi dhe progresi. Kreu i qeverisë e cilësoi si çeljen e një rruge të re dhe jo si projekt propagandistik, por si një rrugë reale e cila do të kurorëzohet me një tërësi ndërlidhjesh mes dy vendeve.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Plagosen 2 shqiptarë në burgun grek.

Greqi - Një përleshje e përgjakshme, me dy të plagosur, është shënuar në burgun Agios Stefanos të Patras në Greqi....

Close