|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Shqipëria merr statusin e vëndit kandidat. Fyle: Urime. Rama: Ia dolëm bashkë! 

89442        Luksenburg – Shqipëria bind skeptikët dhe merr statusin e vendit kandidat. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ishte i pari që konfirmoi marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Vendim ky i miratuar unanimisht nga 28 vendet anëtarë të BE-së në samitin e Luksemburgut.

Komisioneri Stefan Fyle deklaroi se Shqipërisë i janë njohur përpjekjet për reforma, ndërsa nxitet të vijojë në këtë rrugë. “Urime për statusin kandidat miratuar nga ministrat. Urime Shqipërisë për statusin kandidat. Njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë. Ministrat e Jashtëm sapo ranë dakord për statusin”, shprehet Fyle.

RAMA: KRENAR, IA DOLËM TË GJITHË BASHKË

Ora 11:54- Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për marrjen e statusit kandidat të BE-së, ndërsa e quan këtë një meritë të koalicionit PS-LSI dhe gjithë shqiptarëve. Edhe këtë herë, ai ka zgjedhur Twitterin, teksa shkruan “Sapo fola me Stefan Fylen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë e sigurisht#PS-LSI:-)Flm e mirënjohje për gjithë Ju”, -shkruan Rama.

GJOSHA: MERITË E TË GJITHË SHQIPTARËVE

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka qenë në një komunikim live me News 24, në kohën që ministrat e Jashtëm të BE-së i dhanë statusin Shqipërisë. Një emocion i veçantë dhe plotësisht i merituar, këto ishin komentet e sja menjëherë pas marrjes së lajmit pozitiv.

 “Ne jemi shumë pozitiv për këtë vendimmarrje që po vjen në momentet që ne po flasim. Shqipëria e meriton statusin, marrja e tij është merita e të gjitha qeverive shqiptare, nuk mund të vecoj punën e askujt, Jam e lumtur dhe e emocionuar”, tha ajo.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Adel dhe shtëpia e re e saj 9,5 milion dollarë (fotot)

Ajo raportohet se është gati të nënshkruajë...

Close