|Monday, December 5, 2016
  • NA NDIQ NË

SHQIPËRIA NË KAOS NGA MAFIA NË PUSHTET 

foto-gazmend-vata

Nga GAZMEND VATA – Pak ditë më parë, ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, përmendi vetëm disa politikanë dhe zyrtarë të lartë shqiptarë, si persona të lidhur me krimin dhe të korruptuar, ndërsa shtoi se shumë të tjerë janë nën hetim apo gjykim nga drejtësia shqiptare. Por kjo deklaratë dhe kjo listë e shkurtër, është vetëm maja e asjbergut e klasës politike kriminale dhe të korruptuar në Shqipëri, një vend që tashmë prej vitit 2013, drejtohet nga një oligarki kriminale.

Prej disa javësh, policia shqiptare ka mbajtur te fshehtë lajmin e grabitjes së banesave të një ish ministri si dhe të një ministri actual të qeverisë Rama, ku mediat raportojnë se grabitësit kanë marrë disa dhjetra milionë euro “cash” si dhe një sasi tjetër të madhe sendesh me vlerë. Në një vend normal demokratik, ministrat duhet të përballeshin me drejtësinë për të justifikuar pasurinë e gjetur në banesat e tyre, ndërsa në Shqipëri nuk ndodh asgjë. Nuk ndodh asgjë sepse gjithë sistemi është i kapur nga mafia dhe I korruptuar nga interesa kriminale në favor të pushtetit actual. A mundet vallë kryeministri Rama që të kërkojë ndëshkimin sipas ligjit të ministrave të vet, ndërkohë që vetë atë ka një raport të fshehtë të OSCE sipas të cilit Rama zotëron 200 milionë euro pasuri të fshehura off shore?! Rama nuk mund ta bëjë këtë as për ministrat, as për segmentet kriminale që e sollën në pushtet, sepse ai mbahet në këmbë vetëm prej tyre. Janë ata që e diktojnë Ramën dhe nuk është Rama apo qeveria që mund ti luftojnë apo ndëshkojnë kriminelët. Dhe të dy palët përfitojnë reciprokisht nga njëri tjetri. Krimi e Mafia shton fitimet, merr pushtet politik dhe ekonomik, ndërsa Rama dhe njerëzit e tij në pushtet sigurojnë vazhdimësinë e pushtetit të vet.

Me këtë logjikë funksionon edhe lejimi nga ana e qeverisë e kthimit të Shqipërisë në një plantacion gjigand të mbjelljes dhe përpunimit të cannabis sativa, një biznes direkt I kryeministrit, ministrit të brendshëm si dhe disa personave të tjerë në qeveri. Pak muaj më parë, mediat britanike shkruan se droga shqiptare financon ISIS, ndërsa eksperti amerikan, Bill Coëan, pak ditë më parë në revistën Hill deklaroi se “Shqipëria do të përbënte rrezik për veprimin ushtarak të trupave amerikane në rast krize dhe se canabisi në Shqipëri do të jetë sfida e presidentit të ardhshëm të SHBA”. Kjo mafie që po kthehet në një shqetësim ndërkombëtar, muajt e ardhshëm në prag të zgjedhjeve politike në Shqipëri do të hidhet në aksion, duke eliminuar fizikisht kundërshtarët e pushtetit, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, të medias etj. A nuk është tronditësë për sigurinë e jetës së qytetarëve të thjeshtë të një vendi demokratik që prokurori I përgjithshëm të detyrohet të dërgojë familjen e vet në azil politik, për shkak të presionit që ai ka nga element kriminalë e mafiozë?! Rilindja, e cila ishte një mashtrim I madh popullor në Shqipëri nuk mbajti asnjë premtim për shqiptarët. Gjatë kësaj kohe, njerëzit e lidhur me krimin që përfituan pushtet politik dhe mbështetje ekonomike, po shtojnë presionin ndaj kryeministrit dhe ministrave të tij, në mënyrë që me paratë e fituara nga droga dhe korrupsioni të blejnë votën e shqiptarëve të varfër në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë, mafia do të ketë edhe më shumë përfaqësues të saj në pushtetin e ardhshëm politik të vendit, sepse qeveria nuk po I lufton përfaqësuesit e mafias, pasi në të vërtetë ka shumë nevojë për mbështetjen e tyre për të marrë sërish pushtetin. Dhe kushdo që do ti kundërshtojë, sipas ligjit të mafias do të marrë ndëshkimin tipik mafioz. Një situatë e tillë do të sjellë patjetër trazira dhe kaos në Shqipëri, që megjithëse një vend anëtar I NATO-s, është sigurisht hallka më e dobët e kësaj organizate.

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: