|E diel, Shtator 24, 2017

Shqiperia ngjitet 4 shkalle ne renditjen e FIFA-s 

komb-shqiptare1    Shqipëria pavarësisht humbjes me Rumaninë është ngjitur në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin qershor me 4 pozicione.

Kuqezinjtë renditen në vendin e 66 me 495 pikë duke lënë prapa kombëtare si ajo e Polonisë apo Irlandës. Kombëtarja kuqezi ka shfaqur një paraqitje mjaft të dobët ndeshjet e fundit duke qenë shumë larg formës së edicionit të kaluar të eliminatoreve të Brazilit. Trajneri De Biasi ende nuk po arrin që të vendosë ekuilibrin në fushë.

Ndërsa përsa i përket renditjes së FIFA-s ka lëvizje edhe në 10 vendet e para. Spanja dhe Gjermania ruajnë pozicionet e tyre në krye, teksa podiumin e plotëson Brazili, që zbret në vendin e 4 Portugalinë. Ngritje kanë pësuar edhe Argjentina me Zvicrën, që ngjisin nga dy shkallë për tu klasifikuar në vendin e 5 dhe të 6.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gazetari anglez sponsorizon operacionin e shqiptarit me tumor

Gazetari dhe moderatori anglez Si King, ka ofruar para për trajtimin e shqiptarit Lorenc Hoxha, i cili u arrestua nga...

Close