|E martë, Dhjetor 12, 2017

Shqiperia, parajsa e sigurte e mafies. 

Tirane – Drew Sullivan ësDrew-Sullivan-1024x764htë kryere daktor i Organizatës për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OÇRP). Ai është gazetar dhe specialist i zhvillimit të medies me bazë në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës dhe në Uashington DC. Sullivan është themelues i Grupit LLC për zhvillimin e gazetarisë, një grup novator lider në zhvillimin e medies në mbarë botën.

Drew ka punuar nga Azia në Evropë si një konsulent për IREX, Internews, Pace and News Media etj. Ai e ka nisur karrierën në media si gazetar investigativ, e më pas si redaktor i lajmeve dhe së fundmi si menaxher për Associated Press në Nju Jork. Puna e Drew Sullivan, me rëndësi të madhe në luftën antikorrupsion, është vlerësuar me të gjitha çmimet e rëndësishme që jepen për gazetarinë investigative. Njëri prej emrave më të njohur për medien dhe mafien në Ballkan ishte i ftuar ekskluziv i “Shqip” nga Rudina Xhunga, me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, për të ndarë përvojë dhe një ftesë për gazetarinë investigative shqiptare.

Kam kënaqësinë t’ju prezantoj me Drew Sullivan, kryeredaktor i Organizatës për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Si shkuat ju te gazetaria, kur nuk i përkisnit asaj?
Në fakt unë kam qenë inxhinier hapësinor dhe kam punuar për një projekt të veçantë për një kompani ndërkombëtare. Por gjithmonë më kanë pëlqyer shumë gazetat dhe më ka pëlqyer gjithmonë të lexoja shkrime për çfarë ndodhte. Kështu, fillova të merrja mësime natën në Los Angelos dhe kam njohur shumë gazetarë investigativë, më të cilët kam folur se si hetohet, si gjendet informacioni që askush tjetër nuk mund ta gjejë dhe mund të them se thjesht kam ranë në dashuri me artin e gjetjes së të vërtetës.

Gazetari ishte si personazhi i Sherlock Holmes, i gatshëm të gjente informacione për gjithçka. Kështu që rashë në dashuri me këtë profesion. Studiova për master në gazetari dhe fillova të punoj për një gazetë, e cila punonte për analizimin e të dhënave për raportime investigative. Më vonë fillova të punoj në Tennessee, duke mbuluar pjesën se çfarë ndodhte në qytetin ku jetoja. Më pas iu ktheva gazetarisë investigative dhe punova për 10 vjet si gazetar investigativ në Shtetet e Bashkuara. Më pas erdha për dy javë në Bosnje për një projekt. E keni parasysh, shkrimet në Ballkan janë kryesisht për jetën dhe vdekjen, ndërsa shkrimet në Amerikë janë për cilësinë e jetës. Kështu që shkrimet këtu mu dukën kaq interesante saqë qëndrova. Erdha për dy javë dhe u bënë 14 vjet tashmë duke jetuar aty, duke punuar për këtë profesion dhe është diçka që e shijoj shumë.

Si mund t’ia dalë media të luftojë korrupsionin?
Puna jonë është që t’i tregojmë publikut se çfarë ndodh në të vërtetë. Por ajo çfarë është më e rëndësishme është që ne jemi një lloj syri vëzhgues i qeverisë, ne jemi pushteti i katërt, ne jemi i vetmi instrument që ekziston për të parë në mënyrë të pavarur se çfarë bën qeveria, a po e bën qeveria punën siç duhet, a po iu shërben njerëzve. Dhe një nga problemet është se ka shumë pak pritshmëri nga publiku, pra publiku nuk është se pret ndonjë gjë të madhe nga media. Jemi ne që duhet t’i ngremë pritshmëritë e publikut, që publiku të presë më shumë nga media, që publiku të kërkojë me forcë të vërtetën dhe nëse funksionon, nëse gjithkush bën punën e vet, atëherë, për pasojë, media do jetë në gjendje të tregojë atë që askush tjetër nuk mund ta bëjë. Ju jeni në gjendje të ndizni një dritë të madhe për të vënë nën shënjestër çfarë ndodh me krimin, korrupsionin. Nëse unë të them, për shembull, se çfarë bëjnë disa politikanë në Shqipëri, mënyrën se si i bëjnë paratë në çdo hap, besoj se të gjithë njerëzit në këtë vend do të acaroheshin dhe do të dilnin në rrugë e ndoshta do t’i mbysnin. Njerëzit do të ishin kaq të acaruar e të nevrikosur, nëse ata do të kuptonin vërtetë se çfarë bëhet. Unë besoj që edhe vetë njerëzit do të kërkojnë ndryshime domethënëse, nëse shikojnë se çfarë ndodh.

Mbetemi një moment tek njerëzit, sepse do doja të flisja, duke krahasuar shikuesit e mi në Shqipëri, shikuesit dhe lexuesit tuaj në Bosnje apo në Rumani apo vende të tjera të Ballkanit. Herë pas here jam në kontakt me gazetarë që mendojnë se publiku shqiptar është indiferent, atij nuk i bëhet vonë për korrupsionin, përkundrazi, i duket si një arritje. Po me boshnjakët, rumunët ose bullgarët? A ndodh edhe me ata kështu?

Të njëjtat probleme kemi pasur edhe ne në të kaluarën. Besoj se ajo çfarë publiku mendon është e tipit, dakord ka korrupsion, por çfarë të bëj unë. Sigurisht që njerëzve nuk u pëlqen korrupsioni, e urrejnë atë, por u duket sikur nuk mund të bëjnë asgjë, sikur nuk kanë asgjë në dorë. Kështu që mendoj se ajo çfarë mund të bëjmë ne si gazetarë, është që ta kemi ne atë acarim, atë zemërim dhe të jemi ne ata që ta trajnojmë publikun që të kenë të njëjtin qëndrim si ne.

I duhet thënë publikut që nuk ka asgjë të keqe të dalësh në rrugë, të nxehesh, të përpiqesh ta ndryshosh diçka, sepse ka popuj të tjerë që e bëjnë këtë. Pra, publiku duhet të ketë pritshmëri më të mëdha dhe ne duhet t’ia rrisim pritshmërinë publikut. Publiku duhet të presë që një politikan të jetë i ndershëm, që media të thotë të vërtetën, që media të jetë e pavarur dhe e vetmja mënyrë që ne mund ta bëjmë këtë është që ta bëjmë punën tonë, që të kemi qëndrimin tonë. Njerëzit shpeshherë nuk e vrasin mendjen sepse gazetarët në radhë të parë nuk e vrasin mendjen. Pra, nëse gazetari nuk e vret mendjen, atëherë pse duhet t vrasë publiku?! Ne jemi ata që përfaqësojnë publikun, prandaj duhet të fillojmë të jemi ne ata që të shqetësohemi, të jemi më agresivë në atë që bëjmë.

Dhe ndalojmë në Shqipëri. Çfarë informacionesh keni për mafien shqiptare.
Mafia shqiptare është një ndër aktorët kryesorë ndërkombëtarë. Nuk operon gjithmonë brendapërbrenda Shqipërisë, kryesisht operon jashtë Shqipërisë dhe megjithëse paraja shpeshherë pastrohet ose investohet në Shqipëri, ku shihen shumë ndërtesa të mira, mafia shqiptare është shumë aktive në nivel ndërkombëtar. Ndërsa në rajon ka disa grupe të caktuara dhe një prej tyre është mafia kosovare. Janë rreth pesë familje që operojnë së bashku, ndoshta më saktë dy grupe, që janë vëllezërit Osmani, të cilët operojnë në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë, Naser Kelmendi gjithashtu, besoj që shumë ia kanë dëgjuar emrin. Ai është i arrestuar dhe besoj se do të akuzohet shumë shpejt.

Por siç ndodh shpesh, rrjeti gjithsesi vazhdon sepse mafia shqiptare e ka aftësinë që të vazhdojë aktivitetin e saj edhe nëse humbet drejtuesit e saj. Ajo çfarë dimë për mafien shqiptare është se ka aftësi shumë të mira për t’u lidhur me diasporën shqiptare në botë. Mafia shqiptare është shumë e lidhur me Italinë, me atë çfarë ndodh në Belgjikë, Londër dhe vendet e tjera. Në fakt, edhe policia e pranon se është mafia shqiptare ajo që kontrollon prostitucionin, drogën, shfrytëzimin e njerëzve, vrasjet në vende si Londra, Belgjika etj. Madje, mafia shqiptare ka mënjanuar edhe shumë grupe të tjera mafioze në Londër. Nuk po them që kontrollon të gjithë tregun, por një pjesë të madhe të tregut të këtyre krimeve. Ka shumë njerëz në këtë rrjet që e ushqejnë këtë sistem dhe mafia shqiptare është unike, ajo është e përfshirë në marrjen e drogës direkt nga burimi si Kirgistani, Afganistani, deri në destinacionin përfundimtar.

Është një biznes shumë fitimprurës. Mund të blesh një kilogramë heroinë në Afganistan për rreth 800 dollarë dhe çmimi rritet pastaj deri në 2 mijë apo 3 mijë dollarë, ndoshta edhe më shumë. Kështu që mendoni, është një fitim shumë i madh nga trafikimi i drogës. Mafia shqiptare është shumë efikase dhe janë duke gjetur vende të ndryshme të Evropës, ku kanë rrugët e tyre të shpërndarjes. Sigurisht që ju nuk mund ta shihni këtë në Shqipëri, por po të shohësh se sa shqiptarë punojnë jashtë shtetit, sa para dërgojnë ata në Shqipëri, atëherë do shihni që është një shumë substanciale dhe kjo është një nga arsyet pse shumë shqiptarë mund të jenë indiferentë ndaj mafies, madje mund ta shohin edhe si diçka pozitive për vendin. Po të shihni, për shembull, shumë shqiptarë në vende të ndryshme të Evropës janë në burgje. Prandaj është shumë e kuptueshme që mafia shqiptare është një forcë e konsiderueshme. Po të doni mund t’ju përshkruaj pak edhe strukturën e mafies shqiptare dhe çfarë i bën ata kaq të fuqishëm.

Po, patjetër. Në Shqipëri njerëzit i njohin pjesëzat që ju përmendni, por të shpërndara, pa bërë ose dashur të bëjnë dot mozaikun.
Atëherë, unë po ju tregoj sesi funksionon i gjithë cikli i mafies. Çfarë i duhet një grupi mafioz? I duhen disa gjëra. U duhet diçka nga e cila të përfitojnë, u duhet një vend ku të jenë të sigurt dhe u duhet një vend për t’i pastruar paratë e tyre nga para të paligjshme në para të ligjshme. Ajo çfarë shihet zakonisht është përfshirje e mafies në trafikimin e drogës, i fitojnë paratë jashtë dhe i investojnë në Shqipëri, pasi e dinë që këtu ka shumë pak gjasa që t’i arrestojë dikush, apo që dikush t’i konfiskojë paratë e tyre. Po ta bësh këtë gjë në Londër, Shtetet e Bashkuara apo Evropë, ka ligje shumë të mira konfiskimi dhe politika shumë të mira. Pra, atje është shumë e vështirë.

Domethënë, paratë e tyre janë këtu.
Po, pjesa më e madhe e parave vijnë këtu. Sigurisht, jo të gjitha sepse ato edhe i qarkullojnë në vende të ndryshme të botës për të mbajtur rrjetet e tyre, por zakonisht paratë i investojnë në vendin e tyre, pasi ky është vendi që njohin më mirë, ku kanë dashur gjithmonë të kenë një hotel të mirë në Tiranë, apo një vilë shumë të bukur në Vlorë. Prandaj, shihet dhe është e dukshme që këto para kthehen, pasi pastrohen sigurisht, dhe këto para mjaftojnë për gjithë jetën.

Atëherë, atë çfarë duhet të shohë publiku shqiptar është se Shqipëria është bërë si një vend i sigurt, si një parajsë e sigurt për mafiozët duke i dhënë para policisë apo duke u bërë të paprekshëm, duke investuar shumë në partitë politike, duke investuar shumë në polici, duke investuar shumë në kompani private sigurimi, të cilat marrin në punë shpeshherë ish-policë. Ky është një problem shumë i madh, sepse influencon shumë në politikën e vendit, i bën gjërat më të vështira për të zbatuar ligjin. Kur ke biznese me miliarda parash, politikanët i shohin këto para si mundësi, madje iu sulen atyre për të mbajtur partitë e tyre politike. Në Serbi sigurisht që ndodh e njëjta gjë, por paratë pastrohen përmes oligarkëve që jetojnë aty. Miroslav Mishkoviç, për shembull, është akuzuar tani për pastrim parash, por ai ka një dekadë të tërë që e bën këtë gjë, përpara ka pasur pastrim parash për Sllobodan Milosheviç.

Nga njëra anë kemi paratë dhe nga ana tjetër kemi drogën dhe pikërisht aty ku janë paratë, është edhe rreziku. Sigurisht që droga është një biznes shumë fitimprurës, janë miliarda e miliarda dollarë që vijnë në këtë rajon dhe një pjesë e mirë e tyre shkon në investime të ligjshme, një pjesë në investime të paligjshme dhe një pjesë në politikë. Ky është sistemi i ngritur në vite, prej të cilit vështirë se del dot.

alb365.com/gazetashqiptare

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ekstradim dhe liron Arben Isufin.

Fier - Gjykata e Fierit ka vendosur...

Close