|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Shqipëria zbret 15 shkallë në Indeksin e Kapitalit Njerëzor 

Shqipëria renditet e 85-a sipas Indeksit të Kapitalit Njerëzor 2017, duke rënë 15 shkallë krahasuar me vitin e shkuar.

Renditjen më të mirë në Ballkan e ka Kroacia, e 37, e cila ka parë përmirësime me dy shkallë, Serbia e 60, sërish me pozitë të përmirësuar dhe Maqedonia e 67-a.

“World Economic Forum” e rendit Shqipërinë të 85-sën në renditjen globale dhe të fundit në Ballkan, me plot 15 vende zbritje nga raporti i një viti më parë. Në këtë raport janë marrë në konsideratë të dhënat e 130 shteteve. Raporti thekson se Shqipëria ka humbur pozicione për shkak të papunësisë së lartë.

Lista e këtij viti kryesohet nga Norvegjia, ndjekur nga Finlanda, Zvicra, SHBA, ndërsa të fundit në listë janë Senegal, Jemen, Mauritani, raporton “Monitor”.

Indeksi i kapitalit njerëzor mat aftësinë e vendeve për të maksimizuar dhe kombinuar kapitalin e tyre njerëzor. Indeksi i vlerëson rezultatet e mësimit dhe të punësimit në të 5 grupmoshat e ndryshme, në një shkallë nga 0 (më e keqja) për 100 (më të mirë) dhe në këtë mënyrë vlerëson të gjitha shtetet.
Indeksi mbështetet në katër themele studimore për përcaktimin e treguesit të kapitalit njerëzor, për të cilat Shqipëria ka performuar në këtë mënyrë:
-Arsimi, shëndeti dhe mirëqenia, forca e punës dhe punësimi si dhe kapaciteti. Vendi ynë rendeitet e 82 sipas këtij nënkategorizimi.

– Papunësia, që përfshin normën e pjesëmarrjes në punë, hendekun gjinor në papunësi, normën e papunësisë. E renditur e 120 nga 130 vende, me treguesit më negativë në këtë nënkategorizim.
– Treguesi i tretë mbështetet te zhvillimi dhe aftësimi mes edukimit. Shqipëria rankohet e 42 në botë, në këtë tregues ka pozicionin më të mirë, duke qenë se ka përfshirje arsimore të lartë dhe nivel diplomimi.
– Së fundi, “të dish se si” mundësitë dhe njohuritë për përmbushje profesionale, aftësi në punëmarrje dhe në njohuri. Shqipëria renditet e 92 nga 130 shtetet e marra në studim.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Në kërkim drejtori, vodhi 1 milion euro në bankë .

Korçë - Policia e qytetit të Bilishtit ka shpallur në kërkim drejtorin e një filiali banke të nivelit të dytë...

Close