|E premte, Janar 19, 2018

Shqiptarët më shumë e përdorin internetin në celular 

Përdorimi i internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare u rrit me ritme të larta në tremujorin e tretë të këtij viti.

Bazuar në statistikat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, janë 2.16 milionë shqiptarë me akses në internet 3G dhe 4G nga aparatet celularë.

Numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare që nga fillimi i vitit është rritur me 18.4% gjatë tremujorit të tretë. Shërbimi i internetit me brez të gjerë nga rrjetet e lëvizshme deri në fund të këtij viti ofrohet nga katër operatorë.

Ky shërbim ka marrë shtysë të fuqishme nga teknologjia 4G dhe rritja e përdorimit të telefonave smart. Ndonëse me ritme më të përmbajtura, tregu i internetit po rritet edhe në shërbimet fikse, ku numri i pajtimtarëve në mesin e këtij viti arriti në afro 288 mijë, në rritje me 3% gjatë tremujorit të tretë dhe afro 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë këtij viti, shërbimit të internetit i janë shtuar rreth 21 mijë abonentë të rinj. Rritja është akoma më e lartë në segmentin e përdoruesve me shërbime të integruara, ku përfshihen interneti, telefonia dhe televizioni.

Numri i abonentëve që marrin të treja këto shërbimeve njëkohësisht ka arritur në 98 mijë, në rritje vjetore me 23%. Përfshirja e platformave televizive në paketa i ka dhënë një shtysë edhe më të fortë zgjerimit të shërbimeve të integruara të komunikimit

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
“Dukasi” kap 42 kg hashash, prangos 2 shtetas (foto e video)

Fier - Finalizohet operacioni antidrogë i...

Close