|E diel, Tetor 22, 2017

Shqiptarët që do të performojnë në shenjtërimin e Nënë Terezës (fotot) 

Duket se gjithçka është gati për koncertin e sotshëm para shenjtërimit të Nënë Terezës, i cili do të mbahet në orën 19:30 në bazilikën e Shën Palit në Romë për të nderuar jetën dhe veprën e saj.

Ndërkohë “Fondacioni Kulturor Nënë Tereza” ka ndarë në profilin e tij në facebook, disa momente nga prova gjenerale e artistëve shqiptarë, të cilët kanë mbërritur të gjithë në Romë. Gjithçka është duke shkuar drejt finalizimit për koncertin e sotshëm, ku do të këndojnë emrat më të njohur shqiptarë në arenën botërore si Rita Ora, Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Gëzim Myshketa, Elbenita Kajtazi, etj. Por nuk do të mungojë edhe filarmonia dhe kori i Kosovës me dirigjentë si Bujar Llapaj, Baki Jashari prof. Rafet Rudi. Producente e këtij koncerti është Dijana Toska me menaxher Arber Prenaj nën patronazhin e Ipeshkëvisë së Kosovës.Në këtë koncert ceremonial do të jenë pjesëmarrës udhëheqësit rajonalë, shqiptarë, kardinalë nga e gjithë bota. I gjithë organizimi i koncertit të Vatikanit është mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës dhe hyrja në koncert do të jetë falas por nevojitet paraprakisht të sigurohen bileta.

“HIMN PËR NËNË TEREZËN”Në Vatikan do te interpretohet edhe himni që i kushtohet Nënë Terezes kompozuar nga Genc Tukiçi, titulluar “Vals Hyjnor” në Bazilikën Papnore “San Paolo Fuori le Mura”, në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës. Himni do te interpretohet nga diva Inva Mula së bashku me orkestrën dhe korin e filarmonisë së Kosovës../Bordo.al/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ura gjigande shëmbet në një sekondë (video)

Kinë - Një video interesante është filmuar në Kinë, ku një urë 40 vite e vjetër është shembur mbi lumë,...

Close