|E shtunë, Nëntor 18, 2017

Shqiptari ther gruan per xhelozi. 

USA – Një shqiptar nga Kosova u vendos në qendër të mediave në Nju Jork pasi theri për vdekje të shoqen, ndërsa plagosi rëndë djalin e tij 14- vjeçar.
Dyshohet se HaGruaja e therur nga bashkeshortisan Rugova, 52 vjeç, e kreu krimin e rëndë pas një zënke për xhelozi.
Viktima Gyltene Rugova, 46 vjeç, nëna e katër fëmijëve, u vra të martën, pasi kishte hapur picerinë “Sammy’s Pizzeria”, sipas emrit të të shoqit, që vetëquhej Sammy.
Djali, Ibrahimi, tentoi që të ndërhyjë, por babai e goditi edhe atë me thikë.Autoritetet thonë se Hasani tentoi që të vrasë edhe veten, duke ngulur thikën në stomak. Kur Hasani humbi ndjenjat, Ibrahimi mblodhi ca peshqirë dhe i vendosi tek plagët e nënës, e cila po humbte shumë gjak.
Të afërm të familjes thanë se Hasani ishte një pijanec, që e tallte vazhdimisht të shoqen. Policia thotë se mes tyre ka pasur një debat për çështje tradhtie, por nuk e specifikoi se kush e ka bërë tradhtinë.“Ajo punonte si qen gjithë ditën. Piceria kishte vetëm emrin e tij pasi nuk bënte asnjë punë,” tha një i afërm i familjes.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Qeni heroi, shpëtoi familjen e pronarit nga 4 kobra

Ky qen hero ka vdekur pasi ka shpëtuar familjen e pronarit të tij nga 4 gjarpërinjë kobra. Qeni i llojit...

Close