|E diel, Dhjetor 17, 2017

“Shtëpia e gjetheve” kthehet në muze . 

3daa548df3a7c35dfeb00ecdaf2cb7fc_STiranë – Hapet në Tiranë për vizitorët “Shtëpia e gjetheve’’, vendi ku kryheshin përgjimet në kohën e diktaturës. Në përurimin e këtij muzeu ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit të diktaturës Mehmet Shehu.

Kryeministri Rama deklaroi gjatë përurimit se hapja e dosjeve nuk do të bëhet për luftë politike e shoqërore.

“Pjesë është edhe hapja e dosjeve që është kthyer në një projektligj që do diskutohet nga Kuvendi bazuar në modelin gjerman. Një model i shkëlqyer për t’u ballafaquar me të shkuarën, pa e përdorur të shkuarën në luftën politike e shoqërore, por duke e vënë të shkuarën në funksion që kjo histori të jetë e papërsëristshme. Do ketë infrastrukturë fizike ku do mund të shihet, sa të jetë e mundur, ngrehina e përfshirjes në një luftë të ftohtë civile mes njerëzve të shenjëstruar si pjesa e dyshimtë e shoqërisë dhe njerëzve që i trembeshin çdo ditë futja në listën e të dyshuarëve ku të imnizuar nuk ishte askush përveç Enver Hoxhës”, deklaroi kryemnistri Rama.

Duke shpjeguar projektin e kthimit në muze të këtij objekti, Shehu u shpreh se kjo fazë përbën nisjen e punës dhe më pas muzeu do të plotësohet me më shumë material . “Pas prologut do vijnë sesionët e tjerë. Fenomenin e përgjimeve do e vendosim në kontekst. Së pari si pjesë  të kontrollit totalitar sepse nuk ka patur përgjim pa spiunim, pra pa kontratë dhe së dyti përgjimet dhe rezultati që sillnin.E kam dëgjuar nga një njeri i Sigurimit se nuk ka patur arrestim pa përgjim, përjashto ata që kapeshin në kufi sepse ata që futyeshin në burg përgjoheshin më parë”, ka thënë Hoxha. Sipas tij, në projektin e Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë, nuk ka patur imponim nga ana e tyre për atë që duhej bërë.

yu8“Eshtë një lloj paragjykimi ndaj njerëzve të pushtetit. Të flasësh për të kaluarën është e rëndësishme., Por politikanët e përdorin dhe instrumentalizojnë për qëllimet e tyre të kaluarën. Uroj që të mos e politizojnë në këtë rast”, theksoi më pas Shehu ku me ndërhyrjen e Kumbaros, u theksua ideja e interest intelektual të projektit dhe aspak politik.

Në lidhje me muzeun kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo godinë e ish-Sigurimit kishte aparaturat me standardet më të larta teknologjike të kohës, që furnizoheshin nga kapitalistët që sistemi luftonte.

 “Ky muze është i dyti në zinxhirin e një projekti që do të vazhdojë me nëndheun, pasi kryeqyteti ka infrastrukturë të pazbuluar që ishin pjesë e infrastrukturës sekrete të regjimit të shkuar. Projekti do finalizohet si një Muze i Vrimave të së shkuarës, që mund të penetrohet në  infrastrukturën fizike dhe psikologjike të vetdijes sonë. Dp përbëjë hartë të mirëfilltë muzeale me qëndrën, në nëndheun e Tiranës në zona të caktuara, me Pallati Antiatomik të regjimit për t’u shtrirë në formën e një rrjeti merimange siç ishte struktura sekrete, duke u kthyer në një labirint ku gjeneratat e reja mund ta njohin. Ku vizitorët dhe miqtë, të shohin e prekin nga afër, pamjet më të errta, të mistershme e të çuditshme të regjimit  komunist.”, u shpreh më tej kryeministri.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Olsi Çukaj – Më vjen turp tek dëgjojë që pas 30 vjetësh premtime për uj, rrugë, drita.

Olsi Çukaj takim ka kryer takimet e...

Close