|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Shtetasi rus, i akuzuar për trafik organesh edhe në Kosovë 

Njëri prej shtetasve rus, që Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë i ka vendosur sekuestrim preventive si i përfshirë në transplantimin ilegal të organeve, rezulton që ketë aktivitet ta ketë kryer edhe në Kosovë.

Boris Igor Volfman, i lindur në Ukrainë, më 1984, dhe me shtetësi ruse dhe izraelite, është akuzuar si pjesë e një rrjeti që trafikon organet duke nisur nga Kosta Rika në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, një raport i EULEX-it tregon funksionimin e skemës së trafikimit të organeve ku janë të përfshirë edhe disa mjekë, madje edhe ai që konsiderohet si shefi i izraelitit Boris Volfman.

Ukrainasi Volfman është arrestuar gjithsej tre herë. Është i njohur të paktën prej 2008-s në biznesin e trafikimit të organeve. Ai është një prej emrave që del në hetimin e EULEX në një klinikë në Kosovë dhe po ashtu përmendet në një hetim në Kosta Rikë, një në Turqi, në Ukrainë dhe një sërë vendesh të tjera.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Duka – PD mundë të tërhiqet nga qeveria teknike. PD do të votojë vettingun

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, në një intervistë për TemA TV është shprehur se kreu i PD-së, Lulzim...

Close