|E shtunë, Tetor 21, 2017

“Si e binda Ronaldon të bënte Shqiponjën” . 

lopteMaks Isufi, menaxheri i një lokali të njohur nate në Londër, “Whiskey Mist”, ka tregaur në një intervistë për gazetën “Panorama Sport” se si arriti ta bindte Fenomenin Ronaldo të bënte shqiponjën dykrenore.

Isufi ka treguar se të dielën e shkuar Ronaldo ka qenë në lokalin që ai menaxhon duke kaluar disa orë nën shoqërinë e miqve të tij.

Maks Isufi I ka folur menjëherë duke I treguar se është me orgjinë nga Kosova, duke I kërkuar që të bënte edhe një fotografi me Ronaldon.

“Ishte diçka befasuese që na vizitoi Ronaldo në lokalin ku unë punoj. Nuk durova dhe i kërkova të bëja foto me shqiponjën dykrenore”. U shpreh Isufi për “Panorama Sport”.

Por ajo që ka i bërë më shumë përshtypje është fakti se vetë Ronaldo i ka pohuar menaxherit të lokalit se kishte mjaft informacion për Kosovën.

“Ai më tha se kishte qenë në Prishtinë si ambasador i UNICEF­it dhe se i do shumë shqiptarët si popull. Më tregoi se ishte pritur jashtëzakonisht mirë atje dhe kjo gjë i kishte lënë goxha mbresa. E pyeta më pas nëse e dinte sesi festonin shqiptarët në fushën e lojës dhe u çudita që ai bëri shenjën e shqiponjës. Realisht, u befasova shumë, pasi nuk e prisja që Ronaldo të dinte atë gjë. Normalisht, një personalitet i madh.”

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Matoshi zgjidhet "Mbretëresha e Europës" 2014. (fotot)

Klediola u përzgjodh në pesëshen më të mirë, Ada tek 15 më të mirat, njëkohësisht dhe fitoi kontratë me një...

Close