|E enjte, Dhjetor 14, 2017

Si të dukeni shtatlartë 

Shumica e femrave ëndërrojnë të kenë këmbë të gjata, por kjo ëndërr mund të bëhet realitet me disa manipulime të vogla.

Yjet e njohur nuk kanë të gjitha këmbë të gjata, por shpesh të krijojnë iluzionin se janë të tilla. Pse të mos e bësh edhe ti të njëjtën gjë? Ndiq këto këshilla për të krijuar iluzionin e këmbëve të gjata.

Zgjidh veshje të ngushta
E di pse shumë femra në të gjithë botën veshin funde, fustane dhe xhinse të shkurtra? Sepse duan t’ju gënjejnë që ato janë më shtatlarta, kur në fakt nuk janë. Në të vërtetë, mund të veshësh të ngushta për të krijuar iluzionin e këmbëve të gjata e të bukura.

Përdor fuqinë e së zezës
Nëse do të kesh këmbë më të gjata dhe më të holla, atëherë e zeza duhet të jetë zgjidhja jote e veshjeve. Kur vesh xhinse të ngushta të zeza apo edhe pantallona të tjera, këmbët duken automatikisht më të holla dhe më të gjata. E zeza të ndihmon për të mbuluar defektet, kështu që është gjithmonë një sugjerim i mirë për t’u dukur e hollë dhe e gjatë në çdo kohë.

Vish funde dhe pantallona të shkurtra

Kuptohet, këtu nuk është fjala të veshësh funde apo pantallona super të shkurtra gjatë ditës. Por sugjerimi vlen për funde me gjatësi të mesme, pak mbi gju. Fundet e gjatë futi në dollap dhe zgjidh ata më të shkurtër për të krijuar iluzionin e gjatësisë. Nëse nuk je natyrë që guxon, atëherë fillo duke ngritur palën e fundit.

Vish pantallona me shirita vertikale
Pavarësisht vendit ku jeton, gjatë verës disa ditë mund të jetë pak më të ftohta, kështu që fundet dhe pantallonat e shkurtra nuk do të të shpëtojnë. Sa herë zgjedh xhinse ose pantallona, sugjerohen ato me vija vertikale. Ndërsa vijat horizontale i bëjnë këmbët të duken më të gjera, vijat vertikalet i bëjnë ato të duken më të gjata.

Vish këpucë nude
Disa i urrejnë takat, por kur do të krijosh iluzionin e këmbëve të gjata, takat bëhen mikeshat më të mira. Sa më të larta të jenë, aq më shtatlartë do dukesh. Por edhe këtu ka një mashtrim të vogël. Në vend të takave të zeza ose të bardha, zgjidh këpucë nude. Meqenëse ato zakonisht janë të ngjashme me ngjyrën e lëkurës, të bëjnë të mendosh se janë pjesë e këmbës.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Borisov – Gruevskit nuk dua t’i them as “Mirëdita”!

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov duket se...

Close