|E diel, Tetor 22, 2017

Sigurimi i banesave nga tërmetet, 30-50 euro tarifa 

Të gjitha shtëpitë duhet të sigurohen në rast të fatkeqësive natyrore, siç janë tërmetet apo reshjet e shiut. Një projektligj I ri I cili ka filluar të hartohet në muajin shkur të 2016-s, është gati për të kaluar në Kuvend.

Ky draft hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare synon që çdo qytetarë të sigurojë shtëpitë.

Tarifa që duhet të paguajnë do të jetë nga 30 deri në 50 euro në muaj. Në rast të rënies së një tërmeti, kompanitë do të jenë të detyruar të mbulojnë dëmet me vlerë 20 mijë deri në 40 mijë euro.

Sigurimi I shtëpive do të jetë me detyrim, siç është sot sigurimi i makinave. Bëhet me dije se tarifa që do të paguajnë qytetarë, do të jetë në bazë të riskut. Që do të thotë se për zonat ku rrezikohet më shumë nga tërmetet, do të paguajnë më shumë.

E njëjta gjë edhe për zonat ku ka intestitet të lartë të reshjeve të shiut. Kjo nismë është marrë pasi Shqipëria është vend me intesitet të lartë sizmik dhe në të ardhmen mund të rrezikohet nga tërmetet. Projektligji parashikon që dëmshpërblimi do të jepet për tërmetet që janë më shumë se 5 ballë.

Ndërsa dëmshpërblim në rast të përmbytjeve të jepet kur bien më shumë se 500 orë reshje shiu. Pritet që projektligji që po hartohet në bashkëpunim me Bankën Botërore të miratohet në Parlament brenda 2016-s. I vetmi detaj që nuk është përcaktuar është mënyra e pagesës.

alb365

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ruhuni nga kafshimet e gjarpërit, nuk ka kundërhelm

Emisioni BOOM denoncoi mbrëmjen e sotme mungesën e serumit antiviper në treg. Bëhet fjalë për antibiotikun që injektohet në rastet...

Close