|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

SIKUR TË ISHA DJAL PËR TË TREGUAR SE Ç’ËSHTË VAJZA 

Nga IDA NURÇE – Iu riktheva edhe një herë veprës “Sikur të isha djalë!” E kam lexuar për herë të parë, kur isha në klasë të tetë.

Një nga librat më të bukur që kam lexuar. Një libër që i mori mendjen edhe Beyonces, e cila para ca vitesh e bëri edhe këngë “If i were a boy”.

Dy gjera të njëjta, por në vende dhe kohë të ndryshme. Në Shqipëri, kohë më parë, gjinia ime e kundërt kishte pushtetin, fuqinë e pamposhtur, me pak fjalë bënte ligjin. Por kohët ndryshuan, dhe kjo shprehje është zbehur. Para ca vitesh e përdorja shpesh këtë shprehje.

Thoja:- Ah sikur të isha djalë, do bëja këtë, do bëja atë. Por sot, që e rilexoj këtë libër, them me vete “sa mirë që jam vajzë dhe kështu siç jam!” E rritur si djalë, eca gjatë në këmbët e mia. Nuk më ndaloi gjinia ime, të arrija ato që doja. Nuk më ndaloi t’i çoja deri në fund premtimet, që i kisha bërë babit.

Nuk me ndaloi të plotësoja objektivat që i bëra vetes. Nuk më ndaloi, të luftoja në luftëra që ishin për djemtë. Nuk me ndaloi, të dija se c ‘është të jesh një djalë në Shqipëri. Unë isha djalë, kur më duhej të isha. U bëra e tillë, kur të tjerët donin të me shtypnin me këmbë. U bëra, kur të tjerët mendonin se jam një vajzë e paditur fshati. U bëra, kur mendohej se një katunare nuk mund të çante në egërsinë e këtij qyteti plehre si Tirana.

U bëra djalë për të mbrojtur motrën time. Për të mbajtur lart krenarinë dhe dinjitetin tim. U bëra djalë për shumë gjëra, ama veprova me mendjen e një femre. Dhe unë sot, nuk kam frikë më të dal nëpër rrugët e këtij qyteti të vdekur deri në rrahjen e fundit.

Nuk kam frikë të ec me më kokën lart. Nuk kam frikë të luftoj për të drejtën time, kur e di që e kam. Nuk kam frikë më të tregoj, kush është e mira dhe kush e keqja, madje ua kam treguar atë edhe njerëzve me banalë të cilët mendojnë se janë të veshur me petkun e inteligjencës, femrave, të cilat disponojnë vetëm një injorance të theksuar prej një adoleshenteje të vonuar.

Femra, që kanë harruar të jenë femra, e që humbasin nën lëpirjen e sumave të pushtetit. Në këtë botë të gjithë erdhëm të njëjtë dhe të gjithë të njëjtë do largohemi prej saj. Jemi qenie humane mbi të gjitha dhe si të tillë duhet të veprojmë, të zhveshur nga petku i gjinisë, pushtetit, forcës apo të çdo lloj gjeje që na mban larg të qenit njeri. Sikur të isha djalë, vetëm për t’i treguar botës se çfarë është të jesh një vajzë!

alb365

Add a Comment

%d bloggers like this: