|E hënë, Dhjetor 11, 2017

Siriza në grevë me refugjatët sirianë. 

deputeti-grekGreqi – Deputeti i SYRIZA-s, Janis Mihelo-Janakis shpall vendimin për t’u ngujuar në grevë urie së bashku me refugjatët sirianë në sheshin Syntagma. Me anë të një deklarate, deputeti denoncon parashikimet e buxhetit të vitit të ardhshëm dhe masat që qeveria greke i propozon Trojkës, dhe shton se, ndërsa po ndodhin gjithë këto, qeveria diskuton për linjën preventive të kreditimit çka presupozon një memorandum të ri.
“Brenda këtij krimi, qeveria nuk komenton deklaratën e kryeministrit turk Davutoglu për bashkëshfrytëzim të pasurisë energjitike të Qipros. E kam të pamundur si qytetar grek dhe jo si deputet që të kuptoj dhe të jap konsensusin për sa më sipër. Vendosa, për këto arsye të filloj grevë urie bashkë me refugjatët sirianë”, – deklaron deputeti.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Haradinaj: Komisioni i demarkacionit, OK nëse është i pavarur

Kosovë - Ka ardhur reagimi i liderit...

Close