|E hënë, Shkurt 27, 2017

Situata e rreshjeve 

MBZHRAU iu ka kerkyar Bordeve te Kullimit dhe strukturave te tjera qe te jene ne gatishmeri, te mbajne ne gjendje pune dhe nen monitorim te vazhdueshem hidrovoder, argjinaturat dhe te kene ne gjende pube te gjithe ekskavatoret dhe mjetet tjera

MBZHRAU i ka kerkuar dhe OSHEE qe te merren masa per furnizimin pa nderprerje me energji elektrike te hidrovoreve ne zonat e uleta,si dhe ka njoftuar kryebashkiaket e zonave te uleta per situaten qe mund te shkaktohet nga reshjet e shiut.

Ministria e Bujqesise ka njoftuar edhe Shtabin e Emergjencave ne Min e Brendeshme per masat qe Bordet te Kullimit kane ndermarre per te perbaluar kete situata te pazakonte rreshjesh

Ne rrethin Shkoder, sipërfaqja e tokave të përmbytura arrin në 600 hektarë.
Në njësinë Administrative Bushat: 60 hektarë në Mali i Jushit, 20 në Fshat i Ri dhe 200 hektarë të tjera në zona të ndryshme; Në Bërdicë, 30 hektarë; Në Ana e Malit, 100 hektarë në Muriqan dhe 20 hektarë në Oblikë; Në Dajç, 100 hektarë, në fshatrat Darragjat, Mushan, Suka; Në Vaun e Dejës, 40 hektarë dhe në Gur i Zi, 30 hektarë.
Problematike paraqitet situata në zonën e Urës së Bardhajve, pasi lumi Kir është në kuotat maksimale dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Qarku Durrës
Nga reshjet e natës së mbrëmshme dhe të sotme, në Qarkun Durrës janë nën ujë rreth 200 hektarë tokë. 120 hektarë në rrethin e Durrësit, kryesisht në zonën e Hamallajt, zonë bregdetare dhe toka djerr. Ndërsa në rrethin Krujë, veçanarisht në Fushë-Krujë, rreth 80 hektarë tokë janë përmbytur. Veç reshjeve, shkak për përmbytje është bërë dhe dalja nga shtrati e lumit Zezë.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohen 2 grekë me hashash made in Albania https://t.co/cYNK0rsSCq https://t.co/rjHqRGfzgf
511 people follow ALB365
Twitter Pic rogerham Twitter Pic paparo_l Twitter Pic LILLA_12 Twitter Pic ChiaraMe Twitter Pic nikoleka Twitter Pic YA4zgSWM Twitter Pic marjo037 Twitter Pic colorthe Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
CR7 zbulon finte të re . (video)

Cristiano Ronaldo ka zbuluar një finte të re në futboll. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk e mori edhe shumë...

Close