|E premte, Gusht 18, 2017

Skandal në Vlorë. Gjendet në Zvërrnec 1 ton peshk i prishur nga Argjentina. 

cache-210-150-strict-125790    Vlorë – Një erë e rëndë ka shqetësuar mëngjesin e sotëm banorët e fshatit Zvërrnec të Vlorës, teksa në Pyllin e Sodës shumë pranë rrugës së makinave persona të paidentifikuar kanë hedhur një sasi peshku të prishur.

Sasia e peshkut që shkon deri në një ton është mall importi dhe dyshohet të ketë ardhur nga Argjentina.

Pavarësisht situatës instancat vendore nuk kanë marrë asnjë masë për largimin e sasisë së peshkut, ndërsa drejtuesit e autoritetit kombëtar të ushqimit nuk janë paraqitur ende në zonën e pyllit të sodës.

“Këto arkat sot i kemi parë për herë të parë. Mund të jenë hedhur dje ose pardje sipas shenjës së peshkut. Peshku është i një lloji të panjohur në Shqipëri, dhe sipas atyre arkave që lexohet është importuar nga Argjentina. Mendoj duhet të ketë ardhur me anijë duke parë distancën e largët nga Argjentina. Peshku ose u është prishur rrugës ose u është prishur këtyre në magazinë.” tha  një banor i zonës.

Kjo situatë nuk pritet te lërë përshtypje të mirë tek tursitët që duhet të kalojnë në këto anë, të cilët do mendohen dy herë para se të rikthehen.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Droga me avion, ja fotot e të arrestuarëve (fotot)

Itali - Publikohen fotot e 4 të arrestuarve të akuzuar si të përfshirë në trafikun e drogës mes Shqipërisë e...

Close