|E hënë, Korrik 24, 2017

Skandali – I dënuari rrihet në qeli, drejtuesit e burgut pengojnë hetimet 

Fier – Një i dënuar në Burgun e Fierit është rrahur brutalisht dhe është bërë për spital. Nuk dihet nëse është rrahur nga gardianët e burgut apo nga të dënuarit e tjerë, por Avokati i Popullit, që ka bërë rastin publik nuk është lejuar ta marrë në pyetje dhe ta hetojë rastin.

Kështu, në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit thotë se i dënuari me inicialet P.P. është dërguar në Spital për kurim dhe është marrë në pyetje vetëm nga SHÇBA-ja.

Ndërsa drejtuesit e burgut dhe Policia e Burgjeve kanë penguar avokatin që të ndjekë rastin.

DEKLARATA E AVOKATIT TE POPULLIT

Avokati I Popullit: Ekspertët e Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës pengohen në mënyrë të paligjshme të hetojnë një rast dhune në IEVP Fier

Totozani: Drejtuesit e IEVP Fier dhe punonjësit e policisë së burgjeve Fier I ndaluan ekspertëve të fotografonin shenjat e dhunës në trupin e të dënuarit P.P. i dhunuar në qelinë e tij

Totozani: Kjo është një ngjarje e rëndë, antiligjore dhe e dënueshme

Totozani: Prokuroria të nisë menjëherë hetimin për këtë ngjarje dhe personat e përfshirë që janë përgjegjës.

Ekspertët e Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës (MKPT) pranë Avokatit  të Popullit po pengohen të ushtrojnë detyrën e tyre në IEVP-në Fier, nga drejtuesit e këtij institucioni dhe Policia e Burgjeve, Fier.  Ekspertët e MKPT janë ndaluar fizikisht të ushtrojnë detyrat e tyre funksionale,  ndërsa po zhvillonin një hetim administrativ  për  një të dënuar, ndaj të cilit është ushtruar dhunë fizike.

Ekspertët e MKPT  kanë qenë duke kryer një kontroll  periodik  në IEVP- Fier, me synim parandalimin e dhunës në qendrat e vuajtjes së dënimit.  Fillimisht ekspertët e Avokatit të Popullit monitoruan  ambientet e Vecim -Observimit në IEVP Fier.

Aty  konstatuan se  një person sapo ishte dhunuar në qelinë e tij dhe ishte dërguar në spitalin e IEVP Fier. Ekspertët e Avokatit të Popullit në përputhje me detyrat e tyre ligjore pezulluan inspektimin e programuar dhe nisën menjëherë hetimin e thelluar për zbardhjen e ngjarjes. Ata kërkuan të intervistonin personin e dhunuar në spitalin e burgut, por aty ndodhej Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve që e kishin marrë në pyetje te denuarin P. P. ndaj të cilit ishte ushtruar dhunë.

Ndërkohë ekspertët e Avokatit të Popullit kërkuan  fotokopjet  e  regjistrave që ndihmës mjekët shënuan  për këtë rast dhune, si dhe morën dëshmitë e policëve që ishin prezent  në turn.  Ekspertët e Mekanzimit Kombëtar për Parandalimin e Torturës insistuan dhe zhvilluan një takim në spitalin e burgut me të dënuarin P.P.  I cili konfirmoi dhunën e ushtruar ndaj tij nga punonjësit e policies së IEVP Fier.  Gjithashtu, si pjesë e hetimit të ekspertëve ishte edhe ekzaminimi fizik I të dënuarit P.P I cili rezultonte me shenja të dukshme dhune, dëmtime në kokë, shpinë dhe gjymtyrë, si rezultat i goditjeve.

Më tej ekspertët e AP kërkuan që të merrnin aparatin fotografik në makinë  për të dokumentuar dhunën përmes fotove, të cilat janë provë kryesore në hetime të tilla administrative.  Por sapo kanë dalë nga ambientet e brendshme të IEVP-së Fier ata nuk janë lejuar të hyjnë më brenda me aparat fotografik me pretendimin se është objekt i paligjshëm. Edhe pas insistimit për disa orë me radhë të ekspertëve të MKPT , sërish drejtuesit e IEVP Fier nuk I kanë lejuar të ushtrojnë detyrën e tyre funksionale në kundërshtim të plotë me ligjin.

Drejtuesit e IEVP Fier dërguan të dënuarin P.P për mjekim në spitalin e Bashkisë Fier. Sërish Ekspertët e AP kërkuan që të kryejnë në këtë spital civil fotografimin e shenjave të dhunës tek ky person, por nuk u lejuan.  Në momentet që I dënuari  mbërriti  në spitalin e Fierit i shoqëruar  nga  dy punonjës policie, si dhe tre civilë, këta të fundit  I kanë dalë përpara ekspertëve të AP duke u thënë se nuk i njohin dhe duhet të largoheshin .

Avokati i Popullit e konsideron pengimin e ekspertëve të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës si një ngjarje shumë të rëndë, antiligjore dhe të dënueshme. Avokati I Popullit z. Igli Totozani I kërkon drejtuesve të IEVP Fier, si dhe punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë ngjarje që të tërhiqen menjëherë nga ky veprim I paligjshëm. Gjithashtu, Avokati i Popullit i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimin për personat përgjegjës që po pengojnë në mënyrë të paligjshme ekspertët e mekanizmit të dokumentojnë një rast dhune fizike, një tjetër shkelje flagrante e ligjit.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Policia arreston dy shtetas https://t.co/fKf02G3jQq https://t.co/dyJg6F7JsN
11,312 people follow ALB365
Twitter Pic OwenFxtr Twitter Pic Zqyew Twitter Pic MilyarTa Twitter Pic emel_sal Twitter Pic Danchfil Twitter Pic Hanadi80 Twitter Pic Bougainv Twitter Pic olsimust Twitter Pic albanaHa Twitter Pic kwabbybo Twitter Pic PercjaSu Twitter Pic Ianndest Twitter Pic brent633 Twitter Pic ivicespe Twitter Pic dawifey1 Twitter Pic maycol_p Twitter Pic bs_badgu Twitter Pic angie_an Twitter Pic be_be_AT Twitter Pic koseno
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
MEI do të kontrollojë naftën tek tregtarët me pakicë.

Qeveria ka përgatitur disa ndryshime në ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”,...

Close