|E hënë, Shtator 25, 2017

Skënderbeu pëson humbje në Ukrainë, në stadium vetëm një tifozë në krah të tij 

Skuadra shqiptare, Skënderbeu nga Korça e ka filluar me humbje aventurën në grupe të Ligës së Evropës ku pësoi ndaj Dinamos së Kievit 3-1.

Korçarët e nisën mirë ndeshjen duke dominuar në minutat e para, ku patën edhe rast të mirë shënimi nëpërmjet Sowe.

Por goli i epërsisë për ish-kampionët e Shqipërisë erdhi në minutën e 40-të.

Ishte mesfushori ofensivë, Gjergji Muzaka që arriti të shënoi një gol të bukur nga distanca për 0-1.

Me epërsinë minimale të korçarëve përfunduan 45 minutat e para.

Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, kur arritën të barazonin rezultatin pas vetëm tre minutave.

Mesfushori Sydorchuk barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 48-të.

Vetëm dy minuta më vonë, zëvendësuesi Junior Moraes arriti të shënoj golin e epërsisë për vendasit për 2-1.

Ndërkohë Dinamo Kiev shënoi edhe golin e tretë në minutën e 65 nga penalltia nëpërmjet Mbokanit.

Kësisoj një ndeshje në Grupin B, Kiev është në pozitën e parë me tri pikë.

Skënderbeu ndeshjen e radhës zhvillon në shtëpi ndaj Young Boys Bern, ndërsa Dinamo Kiev përballë Partizanit të Beogradit. /Telegrafi/

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ndërtime pa leje, 3 në hetim të lirë.

      Lushnje - Mallakastër - Më datë 09.09.2014 nga Komisariati Policise Lushnje , filloi procedimi penal në gjëndje të lirë...

Close