|Friday, December 9, 2016
  • NA NDIQ NË

Sondazhi: LIBRA e Ben Blushit shkakton humbjen e Partisë Socialiste 

PD-ja më e votuara, por për bërjen e qeverisë, i duhen votat e Metës dhe të Idrizit. Rënia e LSI-së dhe faktori surprizë Ben Blushi. Të gjithë skenarët nëse zgjedhjet do të bëheshin sot.
Boldnews.al zhvilloi në faqen e saj një sondazhi që zgjati një javë me pyetjen: Nëse zgjedhjet do bëheshin sot, për kë parti do votonit?

Rezultatet e sondazhit janë surprizuese, sidomos për të majtën shqiptare.
Kështu, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, Partia Socialiste do ti humbiste ato, pasi Partia Demokratike ka marrë pothuajse dyfishin e votave të selisë rozë. Selia blu ka marrë 432 vota, ndërsa PS-ja ka marrë 256 vota.

Po pse ka ndodhur ka ndodhur kjo rënie e ndjeshme e Partisë Socialiste?
Sondazhi jep një përgjigje të qartë: Efekti i partisë së Ben Blushit.
Në sondazh, Lista e Barabartë e Blushit ka zënë vendin e tretë dhe duke zbritur në vendin e katërt Lëvizjen Socialiste për Integrim që pretendon të jetë edhe parti e parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Më konkretisht, LIBRA e Blushit ka marrë 163 vota, ndërsa LSI-ja vetëm 77 vota.
Partia tjetër që ka marrë më shumë është PDIU-ka e Shpëtim Idrizit me 51 vota. Pas saj renditet “Sfida për Shqipërinë” e Gjergj Bojaxhiut më 29 vota. Ndërsa Partia Agrare e Agron Dukës ka marrë 15 vota, PDBNJ-ja ka marrë 8 vota dhe në vend të fundit gjendet Partia Republikane me vetëm 6 vota. Ndërkohë që 66 persona kanë deklaruar se do të votojnë për një parti tjetër dhe jo për të renditurat nga Bold News.

Si duhet lexuar sondazhi?
Nga një lexim i sondazhit kuptohet qartë se Partia Socialiste humbet shumë vota nga LIBRA e Blushit, duke bërë që PS të humbasë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
E vetmja mënyrë që PS të marrë një mandat të dytë, është një aleancë e gjerë me Ben Blushin, LSI-në dhe PDIU-në e çamëve, ose vetëm me Metën dhe Idrizin, ndërsa Blushi do të mbetej në opozitë, pasi ky i fundit ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që nuk do të bashkëpunojë as më të djathtën.

Nga ky sondazh kuptohet qarrtë pse eksponentë të Partisë Socialiste kanë nisur të sulmojnë me artilerinë e rëndë Ben Blushin. PS e ndjek rrezikun se LIBRA do të marrë vota të shumta nga socialistët e pakënaqur me qeverisjen 3-vjeçare të Rilindjes.

RËNIA DRASTIKE E LSI-SË
Një e dhënë tjetër interesante e sondazhit është rënia e LSI-së. Kjo parti pretendon se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë një faktor, ose në qeverisje ku kërkon postin e kryeministrit ose do të jetë partia më e madhe opozitare, por nga të dhënat e sondazhit, LSI-ja duket mjaft larg realizimit të objektivave të saj. Por që këto objektiva mund ti arrijë me fenomenin e turpshëm të blerjes së votave.

ALEANCAT E PD-SË
E dhëna tjetër interesante e sondazhit është rritja e Partisë Demokratike. Në bazë të rezultateve, Partia Demokratike është partia më e votuar, por ka një handikap të madh: Aleatët. Këta të fundit kanë marrë më pak vota se partitë e majta.
Kështu që nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, Lulzim Bashës për të formuar qeverinë do ti duheshin edhe votat e Ilir Metës dhe të Shpëtim Idrizit.
Rezultatet e plota deri në 16.00
Nëse zgjedhjet do bëheshin sot, për kë parti do votonit?
PS 23.21% – (256 vota)
PD 39.17% – (432 vota)
LSI 6.98% – (77 vota)
PDIU 4.62% – (51 vota)
PR 0.54% – (6 vota)
PA 1.36% – (15 vota)
LISTA BLUSHI 14.78% – (163 vota)
SFIDA PER SHQIPERIN 2.63% – (29 vota)
PBDNJ 0.73% – (8 vota)
TJETER 5.98% – (66 vota)

Add a Comment

%d bloggers like this: