|E premte, Gusht 18, 2017

Soni Malaj fituese e Top Fest 11. 

0     Tirane – Soni Malaj është fituesja e “Top Fest 11” me këngën “Me të jeton”.

Pas javësh të tëra prezantimi në ekranin e Top Channel dhe netëve gjysmëfinale, nata e madhe e ndarjes së çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve, dhe u transmetua drejtpërdrejt në Top Channel.

Nën prezantimin e Ledion Liços dhe Marina e Luana Vjollca në mbrëmjen finale të edicionit të 11 të “Top Fest,” u ngjitën në skenë artistë nga mbarë trevat shqiptare, të cilët performuan live në kategori të ndryshme.

Fituesja u përzgjodh me votat e jurisë së festivalit, bashkuar me votat që publiku dha pas një televotimi të hapur në minutat e fundit të finales.

Gjate mbrëmjes finale u ndanë dhe 12 çmime. Fituesit sipas kategorive

Fituesja e “Top Fest 10” Samanta Karavello dha çmimin “Best RNB”, i cili shkoi për Mariza Ikonomin.

Këngëtarja e re Sigi Basti ishte fituese e çmimit “Best New Artist”, i cili mundësohej nga fondacioni “Dritan Hoxha” dhe u dha nga Lori dhe Sara Hoxha.

Çmimi “Këngëtarja më e mirë femër” u fitua nga Soni Malaj. Ndësra Olta Boka dhe Erik Lloshi morën çmimin e “’Top Albania Radio”.

Finalistët e “Big Brother 7” Valeri, Jona si edhe fituesja e tij Nevila dhanë çmimin “Best Group” për LYNX. Çmimin e “Internetit” e fitoi Era Rusi me këngën “Hajde me ne”. Ndërsa “Best Video” u fitua nga Shpat Deda.

Xhensila Myrtezaj me këngën e saj “Jeton tek unë” ishte fituesja “Best Pop Rock”. Ndërsa çmimi “Best Duet” i dhënë nga Eneida Tarifa, fituese e “Top Fest 7”, shkoi për vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi.

Gjergj Leka mori çmimin “Best Male”. Këngëtarja Venera Lumani fitoi “Best Balade”.

Kampioni në peshëngritje Erkand Qerimaj ishte ai që dhe çmimin “Best RNB” për Big Basta dhe Anxhelo.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Zbulohen 8 pako-bombë të tjera, për zyrtarët evropianë

Greqi - Antiterrori grek ka zbuluar mbrëmjen e së hënës, tetë pako-bombë të reja, gati për tu postuar tek zyrtarë...

Close