|E martë, Shtator 19, 2017

Sony Xperia XZ me kamerë 23MP 

Xperia XZ përmban një kamerë të fuqishme nepërmjet së cilës imazhet duken shumë reale dhe qëndron i palëkundur ndër smartfonët me kamerën më të mirë.

Sony Xperia XZ vjen me teknologji të përparuar të kamerës e cila përmban sensor imazhi, sensor autofokusi, RGBC-IR sensor që balancon ngjyrat e vërteta.

Kamera përpara është 23 megapixel, derisa ‘selfie kamera’ është 13 megapixel me një shpejtësi shkrepëse prej 0.6 sekonda – e destinuar për adhuruesit e fotografisë, transmeton lajmi.net

Xperia XZ është smartfoni i parë në botë që sjell stabilizimin e videos ‘5-axis’ të integruar në të dy kamerat. Gjithashtu smartfoni vjen me sensor për gjurmë gishtash.

Smartfoni vjen me 3GB RAM, sistemin operativ Marshmallow dhe hapësirë për dy kartela si dhe mbështet të gjitha mundësitë konektuese 4G, LoLTE, ViLTE, VoWiFi, GPS, Bluetooth dhe NFC.

Celulari ka një bateri 2,900mAh mjaftë të qëndrueshme por duhet të keni kujdes që të mos e karikoni deri në 100 për qind.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kush e vrau 8 Marsin në Tiranë ?

Nga FLOGERT MUÇAJ - Është viti i disatë që vajzat dhe gratë e kryeqytetit harbojnë në pub-et e Tiranës si...

Close