|E enjte, Mars 30, 2017

Sot dasma mbretërore 

Princ Leka II dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia sot lidhin martesë. Në këtë ceremoni madhështore të familjes mbretërore shqiptare, vendi ynë do të presë përfaqësues të Familjeve të mëdha Mbretërore të Evropës dhe më gjerë.

Oborri mbretëror bën të ditur se  ceremoniali nis me celebrimin e çiftit në mjediset e Pallatit të Brigadave, vijon me një pritje në Rezidencën pranë Galerisë së Arteve dhe mbyllet me darkën festive përsëri në Pallatin e Brigadave.

Të ftuarit do të priten në Pallatin e Brigadave nga ora 10.00-10.45. Në darkën e dasmës do të jenë rreth 300 të ftuar, ndër ta do të jenë Princi i Luksemburgut, Princët nga Lihtneshtejni, LSM Princesha Lalla Salma e Marokut, LSP Farah Diba, MS Mbretëresha Sofia e Spanjës etj.. Të ftuar në celebrim janë edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministra të Qeverisë etj..

Në orën 11.00 pritet të fillojë celebrimi në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.

Në orën 11.15 përfaqësuesit e klerit në Shqipëri do të mbajnë fjalën e tyre përshëndetëse për këtë martesë dhe në orën 11.30 celebrimi do të mbyllet me fotot përkatëse, për të vazhduar me një pritje prej 800 të ftuarish në Rezidencë.

Në orën 12.15 parashikohet mbërritja e çiftit dhe të ftuarëve në festën në Oborr, ku Princ Leka do të mbajë një fjalim. Festa parashikohet të zgjatë rreth dy orë.

Festa do të hapet me kalimin e çifteve, të kryesuar nga Princi Leka dhe Princeshë Elia Zaharia dhe fjalimin përshëndetës të Z. Skënder Zogu rreth orës 20.50.

Më pas gjatë mbrëmjes, do të mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Z.Gjergj Zaharia, Princ Leka II dhe Princesha Elia, për ta finalizuar festën me çastin e tortës në orën 24.00.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Fieraku i Sanraemos, Ermal Metaj 7 vjet i fejuar, asnjë media se dinte https://t.co/eLja9sS4QH via @wwwalb365com
3,875 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rama për Smailaj: Fantastik! Bëre Beogradin të këndojë himnin tonë!

Rama ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e atletit shqiptar Izmir Smajlaj një ditë më parë në Beograd. Kujtojmë se...

Close