|Saturday, December 10, 2016
  • NA NDIQ NË

Sot feston edhe Kosova 

Kosovë – Në Kosovë kanë nisur festimet për 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit kombëtar shqiptar, e cila është ditë pushimi me vendim të veçantë të Qeverisë.

Kryeqyteti Prishtina dhe qytetet tjera tradicionalisht në 17 vitet e lirisë e 8 vitet e pavarësisë së Kosovës mbushen plot me flamuj kuqezi dhe njerëz në festën e madhe në sheshe edhe me koncerte.

Në qytetin më të madh lindor, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur të premten pasdite një seancë solemne për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ku ka marrë pjesë edhe Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, e shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Qyteti i Pejës, më i madhi perëndimor, është i pari në Kosovë që hapi festimet e 104 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Komuna e Pejës në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” kanë organizuar aktivitetet “Java e Nëntorit” për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Në qytetin më të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizuan veprimtari në kuadrin e 104-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në aktivitetet festive mori pjesë edhe ambasadori shqiptar Minxhozi, i cili vizitoi edhe Kullën e heroit kombëtar, Isa Boletini. Me këtë rast u theksua se, Mitrovica gjithmonë ka qenë e njohur për burra të shquar që kanë bërë shumë për kombin.

Add a Comment

%d bloggers like this: