|E diel, Tetor 22, 2017

Sot mbahen zgjedhjet parlamentare 

Mal i Zi – Sot do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, ku qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar për njërën nga 17 listat.

Në zgjedhjet e katërta parlamentare që nga pavarësia e vendit, të drejtë vote kanë 528.817 qytetarë të Malit të Zi, të cilët do të përcaktohen për njërën nga 17 listat.

1207 qendrat e votimit, aq sa janë në Mal të Zi, do të hapen sot në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 20:00, derisa do të mbikëqyren nga 1.400 vëzhgues të Qendrës për Monitorim (CEMI), si dhe vëzhgues nga OSBE-ja.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, do te mbahen edhe zgjedhjet lokale në katër komunat malazeze si Kotorr, Budvë, Guci dhe Andrijevicë.

Lista “Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare”, do të jetë e para në fletën e votimit, ndërsa e dyta në listë do të jetë “Shteti për të gjithë – PSD – Ranko Krivokapic”, Me short, e treta do të jetë lista “Koalicioni shqiptar me një qëllim – Gëzim Hajdinaga”.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
UFO në Sarandë ?!

    Sarandë - Një disk fluturues është parë në qytetin e Sarandës, teksa po lëvizte me shpejtësi pak metra...

Close