|E enjte, Mars 30, 2017

Sot nis sezoni i ri parlamentar 

Deputetët i dhanë zyrtarisht fund pushimeve të dielën, pasi sot rinis Parlamenti.

Edhe pse më 30 gusht u thirr seanca e jashtëzakonshme ku u miratua ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sesioni i shtatë i legjislaturës së tetë çelet zyrtarisht më 5 shtator.

Ky sesion i ri pritet të shoqërohet me debate të ashpra, kryesisht për paketën e reformës në drejtësi, e cila ende nuk është mbyllur, ndërsa debatet pritet të shkaktojë edhe fushata për zgjedhjet lokale në Dibër të cilat do të mbahen të dielën e 11 shtatorit.

Seanca e parashikuar për në orën 17:00 të pasdites do të paraprihet nga Konferenca e Kryetarëve. Ndërkohë rendi i ditës përbëhet nga 6 pika, ku mes të tjerave do të miratohet edhe proçesverbali i seancës së 30 gushtit.

Po ashtu, kryeparlamentari Meta do të njoftojë edhe projektligjet e depozituara në Kuvend që do të jenë fillimisht pjesë e debateve në Komisione.

Gjatë seancës do të votohet edhe Programi i Punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor si edhe kalendari trejavor i Parlamentit.

Në fund,  deputetët do të kenë një orë në dispozicion për diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Mos postoni foto në facebook kur jeni me pushime

Nëse jeni me pushime atëherë bëni mirë të mos publikoni fotografi në Facebook . Kjo e bën më të lehtë...

Close