|E martë, Janar 17, 2017
  • NA NDIQ NË

Sot ora 17 seanca e jashtëzakonshme për ligjin e Vettingut 

Tiranë – Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare, e cila do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“.

Ky ligj është ligji i parë i cili do të shoqërojë paketën e ndryshimeve kushtetuese, për ta bërë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.

Një ditë më parë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ajo e BE-së Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kryetarin e parlamentit zotin Ilir Meta. Po dje Lu u takua paradite edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në selinë e PD-së.

Ditën e djeshme Partia Demokratike dorëzoi zyrtarisht në Kuvend 75 amendamentet e plota mbi ligjin për Rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Add a Comment

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Tragjedia – Treni shtyp 15 vjeçarin shqiptar

Itali - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në komunën Calcinato në provincën e Breshës në Itali. 15 vjecari me origjinë shqiptare, Klodian Seferaj, djali i një familje...

Close