|E mërkurë, Tetor 18, 2017

Spaho: Ja sa do rriten çmimet e ushqimeve dhe shërbimet 

Partia Demokratike mbetet e vendosur për të kundërshtuar me forcë futjen e biznesit të vogël në TVSH.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, duke folur për Ora News jashtë Kuvendit tha se do përdoren të gjithë mekanizmat  parlamentarë për ta penguar, ndërsa bëri një panoramë sesa pritet të rriten çmimet në vend nëse kjo ndodh.

Spaho: Do ta kundërshtojmë këtë iniciativë me mjete që na jep Kuvendi gjatë debatit si në Komisione ashtu dhe në seancë plenare, do kërkojmë konsulta me gjithë palët e interesuara. Do të jetë një lëvizje negative, do shoqërohet me rritje të çmimeve për konsumatorët. Sipas përllogaritjeve të para që kemi bërë ketë një rritje mesatarisht të çmimeve të mallrave ushqimore të fruta-perimeve prej 8-10% pa folur për normën e inflacionit 1-3%, për shërbimet do lëvizë nga 12-15%. Mund të ketë dhe mbi këtë dhe nën këto nivele, po flas për mesatare. Rritja e çmimeve do shoqërohet me rënie të konsumit, jo vetëm përkeqësimin e nivelit të jetesës së qytetarëve por me rënie konsumi dhe kjo do ketë efekte në biznese. Një pjesë e mirë e bizneseve të vogla kanë për të falimentar sepse nuk do i rezistojnë tregut.

Reforma zgjedhore

Ne sot diskutojmë për një nga cështjet më të rëndësishme që shqetëson opozitën por jo vetëm pasi kjo është e lidhur me fatin e gjithë shoqërisë shqiptare. Cështjen e reformës zgjedhore që në fakt ka të bëjë me arritjen e standartit për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëpërmjet kësaj seance synojmë të sjellim edhe një herë në vëmendje të publikut, atë cka ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit të këtij viti, e ilustruar kjo me gjetjet e raportit të OSBE/ODIR-it, i cili duhet thënë është më negativi të paktë që nga viti 2001 që është shkruar për zgjedhjet në Shqipëri dhe njëkohësisht argumentojmë nevojën e një reforme të thellë, tërësore, gjithëpërfshirëse, zgjedhore që mund përfundimisht ta shkëpusë Shqipërinë nga problematika e rëndë e zgjedhjeve, sidomos nga shitblerja e votës dhe për ta futur atë në rrugën në të cilën ecin gjitha vendet demokratike.

Vonesat

Sigurisht cdo vonesë nuk ndikon pozitivisht. Nuk mund të them që vonesa për një javë do të ketë efektet për të cilat ju flisni, por në rastet që i referoheni këtu kishim të bëjmë me një tentativë të drejtuesit të seancës plenare për të kufizuar opozitën në fjalën e saj. Një tentativë e cila ka filluar në këtë legjislaturë dhe ne sigurisht nuk mund ta pranojmë. Opozita në kuvend, fjalën ka. Nëse tentohet ta fusi në gazernë, ti vënë gardhe, ta orientojnë cfarë duhet të thotë, si duhet të sillet, atëherë këtu s’kemi të bëjmë me demokraci, por vetëm një fasadë dhe përpjekjeve të tilla, sado kosto që të kenë, ne do të japim përgjigjen e nevojshme në mënyrë që opozitës asnjëherë të mos i mungojë zëri në kuvend dhe të jetë ajo levë, ai mekanizëm që qytetarët kërkojnë nga opozita. Dmth të plotësojë rolin e saj si kundërpeshë e qeverisjes dhe alternativë për një qeverisje më të mirë.

Fronti kombëtar kundër krimit

Ju e dini që gjendja e krimit në Shqipëri është mjaft problematike, keni ndjekur jo vetëm deklarimet e vazhdueshme të PD. Në fakt, nëse ka ndonjë fushë ku PD ka dhënë ndonjë kontribut të rëndësishëm gjatë 4 viteve të fundit, është kjo në fushën e krimit. Por në muajt, javët, ditët e fundit ka pasur artikulime të forta dhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe njëkohësisht kemi patur zhvillime mjaft negative në disa prej qyteteve kryesore të vendit. Kujtoj këtu deklarimin e ambasadorit amerikan që Shqipëria drejtohet nga katër klane dhe 20 grupe kriminale.

Një pohim mjaft i rëndë që ngarkon qeverinë dhe që kërkon një ndërgjegjësim të cdo hallke, cdo qelize, cdo njeriu të shoqërisë shqiptare, në mënyrë që ti përgjigjemi dhe të ndalojmë, të frenojmë rrëshkitjen e vendit në drejtime të paparashikuara. Sot nuk është dicka e re të thuhet që krimi është lidhur ngushtë me politikën në të gjitha nivelet, përfshirë në Kuvendine Shqipërisë edhe në raportet e OSBE/ODIR-it. Flas ekzaktësisht për mazhorancën pasi me fakte kemi vërtetuar që janë pikërisht përfaqësuesit e saj të lidhur me botën e krimit. Në kuvend, në nivel qendror dhe vendor të pushtetit qendror dhe vendor, në policinë e shtetit, në administratë publike. Madje mund t’ju them me gjithë disa rezultate të arritura nga ligji i dekriminalizimit. Nëse dëshirojmë ti vendosim në një ombrellë të gjitha nuk ka për tu luftuar krimi. PD nuk ka dhe nuk është vërtetuar në asnjë rast që ka lidhje me krimin, asnjë deputet i PD nuk ka braktisur parlamentin, asnjë përfaqësues vendor i PD nuk ka rekorde kriminale. Në 2015 për një rast që na u ofrua nga komuniteti ndërkombëtar për një individ e hoqëm nga kandimi gjë që nuk ndodhi me mazhorancën me shumë raste.

 

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/wahnaIexKS
10,432 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
zeqo dhe ignati
Ignati në Fier për rrugën në Shën Kozma.

   Fier - Hirësia e Tij, Ignati, Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe i gjithë Myzeqesë është pritur sot nga...

Close