|E martë, Shtator 19, 2017

Spanjollët me ‘frikë në palcë’, rezervojnë gjithë hotelin (fotot) 

Spanja ka rezervuar komplet hotelin, në Shkodër, për skuadrën e saj. Kurse, siguria përreth hotelit është e jashtëzakonshme

Ish-kampionët e botës dhe Evropës mbërritën të premten në mbrëmje në qytetin e Shkodrës, teksa u pritën nga dhjetëra tifozë shqiptarë, të cilët mendonin se mund të bënin foto me yjet e Spanjës.

Megjithatë, kjo ishte e pamundur, pasi forcat e rendit kishin rrethuar “Grand Hotel Europën”, duke mos lënë askush që t’u afrohej spanjollëve.

Sapo autobusi ndaloi, lojtarët zbritën një nga një, por vetëm tre prej tyre u dalluan mbi të gjithë. Andres Iniesta, Alvaro Morata dhe Diego Costa ishin të vetmit që buzëqeshën pas thirrjeve të vazhdueshme të tifozëve shqiptarë.

Yjet e tjerë të Spanjës, përfshi mbrojtësit Pique dhe Ramos, u futën menjëherë në hotel me një pamje tepër serioze, shkruan Panorama Sport.

Për të pasur gjithçka nën kontroll, mësohet se Federata e Futbollit të Spanjës ka rezervuar gjithë hotelin. Gazeta zbulon se kostoja për dy net ka shkuar 130 mijë euro.

 Edhe dje gjatë paradites ishte thuajse e pamundur që të afroheshe në hotelin ku janë akomoduar spanjollët.

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja vendet e BE që qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza

Kosovë - Kosovarëve të mërkurën Brukseli ua hap dyert për të lëvizur lirshëm në Zonën e Shengenit. Ky trup i...

Close