|E mërkurë, Mars 29, 2017

Spanjolli Julen Lopetegui i trembet Shqipërisë, ja formacioni i mundshëm 

Trajneri i Spanjës Julen Lopetegui i trembet jo pak Shqipërisë

Të Dielën në 9 Tetor kuqezinjtë e Gianni De Biasit do të përballen më Kombëtaren e Spanjës në Shkodër, për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

Pak ditë përpara kësaj sfide në një intervistë për gazetën katalanase “Elmundo Deportivo” trajneri i Spanjës thuri elozhe për kombëtaren shqiptare.

“Na presin dy ndeshje të rëndësishme. Nuk mund ta fsheh dot vështirësinë që paraqesin këto dy sfida për ne, sepse kalendari ka përcaktuar që ti luajmë në udhëtim. Për më tepër që do të kemi përballë dy skuadra shumë të mira”, ha fillimisht Lopetegui.

“Për Italinë është e kotë të flas pasi e njohin të gjithë, por dua të them se Shqipëria është një ekip që po i bën shumë mirë gjërat. Ata morën pjesë në evropianin e fundit me meritë sepse lanë pas disa skuadra të forta në grupin e tyre kualifikues”.

Ai po ashtu tregoi se si Shqipëria ishte e aftë të fitonte kundër Portugalisë dhe e vendosën shumë në vështirësi në ndeshjen që u zhvillua në Shqipëri.

Julen Lopetegui tashmë ka vendosur për formacionin e Spanjës kundër Shqipërisë

E përditshmja spanjolle ka publikuar formacionin e Spanjës për dy ndeshjet e ardhshme kundër Italisë dhe Shqipërisë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Në ndeshjen kundër De Gea; Carvajal, Piqué, Sergio Ramos, Jordi Alba; Busquets, Koke; Silva, Iniesta, Vitolo dhe Diego Costa.

Por, në ndeshjen kundër Shqipërisë do të ketë vetëm një ndryshim, pasi në vend të Diego Costas në sulm, do të luaj sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata.

spanja_1475613125-5455091

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: A janë kto 4 qarqet ku LSI pretendon të dal forcë e parë? https://t.co/zSpLnx5ed9 https://t.co/KXX6dZeWdr
4,194 people follow ALB365
Twitter Pic StolzNet Twitter Pic Ledina47 Twitter Pic ddsahara Twitter Pic vanigjuz Twitter Pic uuque Twitter Pic MarioRol Twitter Pic lindseys Twitter Pic joel6220 Twitter Pic AzzaStep Twitter Pic metin_no Twitter Pic kul12113 Twitter Pic javivis1 Twitter Pic 1Ambu Twitter Pic 5pt Twitter Pic RodheimT Twitter Pic RatliffT Twitter Pic laxkatz1 Twitter Pic MertYavu Twitter Pic RolandoJ Twitter Pic BeduBill
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Gabinat elektrike të hapura ose me tel , burim aksidentesh

Fier - Gabinat elektrike në qytetin e Fierit janë kthyer në fenomen shqetësues për banorët e lagjeve ku ato janë...

Close