|E diel, Qershor 25, 2017

Spartak Ngjela: Rama po sillet si Enver Hoxha. 

edi-rama-spartak-ngjela   Tirane – Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me politikën e tij drejtuar Bashkimit Europian dhe strukturave perëndimore të saj. Sipas Ngjelës, Rama po sjell të njëjtën politikë që ka bërë dhe diktatori Enver Hoxha. Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, avokati Ngjela ka theksuar se para anëtarësimit në BE, qeveria duhet të godas krimin, i cili shkon deri në strukturat më të larta drejtuese.

“Rama ka filluar që të flasë njëlloj si Enver Hoxha…sepse duket që politikisht të jetë në të njëjtin hall me të. Kur i rrezikohej pushteti, Enver Hoxha, me ligësinë e tij patologjike, mendonte se bënte një politikë të lartë kur deklaronte se: “e kishte bllokuar Perëndimi …se ishte në rrethim e në bllokadë…dhe se me forcat e veta shqiptarët duhet të çanin rrethimin dhe bllokadën për të mbijetuar”. Sigurisht kjo ishte një ligësi e Hoxhës e asaj kohe, e cila nuk besohej nga shqiptarët, por që mbahej në këmbë me terrorin shtetëror: “Thuaj të kundërtën po të dush !” …. Sepse e vërteta ishte se Perëndimi nuk mund ta pranonte Enver Hoxhën si diktator që shtypte popullin e vet – kjo ishte e vërteta e mospranimit… dhe sigurisht që ka qenë në favor të shqiptarëve dhe jo kundër tyre.

Sot po dëgjojmë nga Rama, se :”nuk është faji ynë pse s’na pranojnë në Europën e Bashkuar, por është faji i tyre që janë skeptikë”. E njëjta gjë si me “politikën e Hoxhës”. Jo, ore, jo! …politika e Europës së Bashkuar, për të të pranuar, të ka vënë kushte të qarta botërisht: Duhet të bëhen reforma në drejtësi për të krijuar pushtetin gjyqësor të pavarur që të japë drejtësi shoqërore në Shqipëri…”-ka shkruar avokati Ngjela në mesazhin e tij. Më tej ai ka theksuar se Bashkimi Europain po i jep një ndihmë të madhe shqiptarëve. “Duhet të bësh reformën institucionale demokratike…Duhet të ndëshkohen të pandëshkueshmit dhe korrupsionin me një pushtet gjyqësor që jep drejtësi…Duhet të godasësh krimin e organizuar që të vjen deri lart në lidërshipin drejtues në Shqipëri”…dhe pastaj të hysh në Europë. Po ta shohësh me vëmendje, këto kushte politike i janë vënë kryeministrit shqiptar, jo për të rrëzuar atë ose mospranuar atë, por për të ndihmuar shqiptarët.

Kjo është deviza: Bashkimi Europian, me politikën e shteteve të mëdha të tij, po i jep shqiptarëve ndihmën më të madhe kur vendos kushte demokratike për shqiptarët, për liritë dhe të drejtat e tyre, për drejtësinë shoqërore në Shqipëri dhe për ndëshkueshmërinë e krimit. Kjo është politikë, nëse Rama s’e pranon se nuk e bën dot, duhet të largohet”- tha më tej Ngjela.

Sipas tij, kushtet nuk janë “kapriçio europiane”, sikurse shprehet indirekt me retorikën e tij të vjetër Rama, por kritere demokratikë që, para së gjithash, janë vënë për të shpëtuar shqiptarët nga padrejtësia shekullore që po i sundon. “Çfarë e di ti zoti Rama Perëndimin, dhe politikën e lartë perëndimore, një Mao Ce Dun që të të japë para për të mbajtur një pushtet politik që ka 100 vjet që jeton politikisht me krimin e organizuar dhe terrorin shtetëror? Pse, a nuk janë pikërisht këto kushte që ka vënë Perëndimi për të hyrë në Bashkim, ato që iu premtove ti vetë shqiptarëve kur të dhanë votën para një viti? Koha e solli që – nëse ende shqiptarët s’po t’i kërkojnë premtimet për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe padrejtësisë, tani këto i ke kushte nga Europa, dhe shqiptarët do të t’i kërkojnë patjetër… Plotëso kushtet Rama, dhe lere në skutat ku është futur në lëngatë, shterpë dhe e ligë, politika e Enver Hoxhës!”-përfundon mesazhin e tij, avokati Spartak Ngjela.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Rama – Nga Jugu në Veri shkoni të votoni https://t.co/8YlKsInYNJ https://t.co/YG8jGHwAxV
11,394 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
10 çuditë seksuale në botë .

Nuk ka fushë të informacionit që të mbetet e përjashtuar nga çuditë seksuale që dëgjojmë çdo ditë në programet televizive...

Close