|E enjte, Mars 30, 2017

Spondiliartroza lumbare dhe cervikale, ja si reagon trupi 

Hysni Dankshi, Mjek alternativ – Spondiliartroza është një sëmudje e shpeshtë. Pjesa e shtyllës kurrizore që preket më shumë është ajo e belit dhe e kërbishtes. I sëmuri ndjen dhmbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot.

Dhimbja përhapet nga fundi i belit, deri në afërsi të bishtit të vertëbës së fundit. Dhimbja shkon deri tek zverku. Kur bën radiografinë e shtyllës kurrizore vertebrat duken si të ngrëna, si sqep zogu, apo si sëpatë druvari. Këto dhimbje shpeshherë pengojnë edhe frymëmarrjen. Këta të sëmurë kanë dhimbje të forta të shpinës, që nuk e lejon të sëmurin në disa raste të bëjë as lëvizjen më të vogël, duke mbetur statik. Pacienti më mirë shtë të qëndrojë në krevat të fortë ortopedik ose më dërrasa që të mos lejohet përkulja e vertebrave, se sëmundja acarohet dhe bëhet më e vështirë lëvizja.

Kurse spondiliartroza e qafës, përveçse ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, mpirje të krahut, therje në zemër si gjilpërë, bllokim të frymëmarrjes, dhmbje mes shpatullave etj. Spondiliatroza është një defekt mekanik i vertebrave që nuk riparohet por qetësohet me mjekime dhe masazhe, banja termale, që në shumë raste përmirsohen për disa javë, muaj apo vite.

Spondiliartroza cervikale e qafës dhe ajo lumbare e shpinës qetësohen deri në një farë mase të konsiderueshme me masazh siç është fizioterapia kineze, masazh me vaj dhe akull : pra 1 seancë prej 30 min për 10-15 ditë. Unë si mjek kam 8 vite që e aplikoj edhepacientët kanë patur rezultate të shkëqyera.

alb365

 

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: https://t.co/sWM7U77R7D https://t.co/3oixT16cFl
4,031 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Greqia në alarm, identifikohen xhihadistë.

Greqi - Policia dhe shërbimet sekrete greke janë vënë në alarm për rrezikun e pranisë së elementëve xhihadistë në vend....

Close