|E premte, Gusht 18, 2017

Sting : Ja pse s’ua lë pasurinë fëmijëve të mi. 

20121020-sting-600-1350750133     Legjenda e muzikës, Sting, tha për Daily Mail se fëmijët e tij nuk do të marrin asnjë qindarkë prej tij, kur ai të vdesë. Sting, i cili u rrit në një familje të varfër në Angli, ka një pasuri që vlen 300 milion dollarë. Tani, ai dëshiron që fëmijët e tij ta krijojnë vetë fatin e tyre. “Atyre do t’u duhet të punojnë.

Të gjithë fëmijët e mi e dinë këtë dhe rrallë më kërkojnë ndonjë gjë, gjë që unë e respektoj dhe e vlerësoj,” – tha ai. “Sigurisht, nëse ata janë në telashe unë do t’i ndihmoj. Ata kanë etikën e punës që i bën të duan të arrijnë suksesin me meritën e tyre”.

Muzikanti 62-vjeçar u shpreh se gjashtë fëmijët e tij nuk do të mund të trashëgojnë shumë nga paratë e tij. Sting ka 100 persona që punojnë për të dhe shumica e parave të tij po firojnë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Droga në Durrës, priten arrestime të reja

Tiranë - Policia e Shtetit dhe organi i hetimit pritet të zgjerojnë rrethin e personave të implikuar në rrjetin e...

Close