|E martë, Dhjetor 12, 2017

Stoli i Apollonise, Memushi apo Papuçiu ? 

Memushi-kur-drejtonte-ApoloninëFier – Pas largimit të Elidon Demirajt, stoli i Apolonisë ka mbetur vakant. Drejtuesit e klubit janë duke punuar për të gjetur zëvendësuesin e ish-trajnerit, i cili dha dorëheqjen pas rezultateve negative të skuadrës në këto 14 javë të Superligës. Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar shumë emra në ambientet e klubit si mundësi për të marrë postin e trajnerit të Apolonisë. Megjithatë, sipas burimeve të klubit fierak, dje kanë dalë në skenë alternativat e Eqerem Memushit dhe Dhimitër Papuçiut. Mendohet se ish-trajneri i Tomorit është më i kuotuar për të marrë rolin e trajnerit te Apolonia, duke marrë parasysh edhe marrëdhëniet e mira të tij me kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqo. Memushi ka drejtuar edhe më parë skuadrën bardhejeshile, ndërsa largimi i tij nga Tomori përkoi në momentin që edhe Elidon Demiraj u largua nga stoli i Apolonisë. Mendohet se në ditët në vijim do të zhvillohen edhe bisedime mes dy palëve për të vendosur mbi mundësinë e bashkëpunimit. Ndërkohë mësohet se një tjetër alternativë për të marrë drejtimin e stolit të Apolonisë është edhe Dhimitër Papuçiu, një tjetër njohje e vjetër e klubit fierak. Ai e ka drejtuar edhe më parë skuadrën bardhejeshile në 2012-ën. Pavarësisht se prej disa ditësh, Apolonia nuk ka ende një trajner, lojtarët vazhdojnë të stërviten më mënyrë intensive. Ata kërkojnë t’i japin fund rezultateve negative, edhe pse këtë fundjavë do të kenë një ndeshje mjaft delikate, atë kundër Kukësit në transfertë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ligjet qesharake ku mund të arrestoheni.

       Keni dëgjuar ndonjëherë për...

Close