|E premte, Shkurt 23, 2018

“StopKorrupsionit.al”, portali kundër korrupsionit . 

157016Tiranë – Kryeministri  Edi Rama ka kujtuar përmes faqes së tij Facebook aplikacionin më të ri të idejuar nga Qeveria Shqiptare  për të luftuar korrupsionin, “Stopkorrupsionit.al”. Në postimin e tij, Kryeministri Rama theksoi se kush ka në dorë një telefon celular nga sot ka një armë për t’i thënë jo zyrtarit që i kërkon rryshfet.

“Mjafton një klik në platformën kombëtare online stopkorrupsionit.al dhe përmes denoncimit tuaj, ju mund të bëni në çast aleancë me zyrën e kryeministrit, ministrin përgjegjës, departamentin qeveritar antikorrupsion si edhe sallën e posaçme operacionale që ndjek në kohë reale çdo denoncim”, shkruan Rama në Facebook.

Kreu i ekzekutivit përmes postimit të tij fton të gjithë të bëjnë të tyre aplikacionin përmes internetit, ndërsa shton se aplikacioni mund të përdoret 24 orë në ditë.

“Ju mund të çoni në çast edhe foto apo video në mbështetje të denoncimit tuaj. Së bashku ne mund t’u japim përditë zyrtarëve që ju shërbejnë mesazhin e qartë se asnjë qytetar nuk është i vetëm apo i pambrojtur përballë tyre. Mjafton një çast dhe një klik për t’u bërë të gjithë bashkë përballë një zyrtari që kërkon rryshfet!

Ne do të jemi përkrah kujtdo që do të kërkojë ndihmën tonë. Për të zgjidhur problemin tuaj me drejtësi dhe pastruar së bashku administratën nga zyrtarët e korruptuar. Kurajo!”, përfundon Kryeministri Rama postimin e tij.

157016

alb365.com

3 Responses to “StopKorrupsionit.al”, portali kundër korrupsionit .

  1. armando

    Nese doni te shihni nje masaker shikoni ne hipoteken e rrethit Lezhe ku eshte ndare laguna per toke buqesore dhe po shitet nje masaker e jo korrupsjon

     
  2. xhelil elezi

    Z.Kryeminister
    Jam xhelil Elezi nga Peshkopia. Kam mbaruar studimet e larta ne elbasan ne degen histori gjeografi edukate qytetare ne 2008,dhe psikologji ne 2 014
    .Km nente vjet pune si mesues
    kategorine e trete te kualifikimit kAM RIFILLUAR PUNE NE SHKURT TE 2015 PAS NJE SHKEPUTJE GJE QE U REALIZUA NEPERMJET PORTALIT ;MESUES PER SHQIPERINE;
    NE QERSHOR TE VITIT QE JEMI ISHA NE SHKOLLEN 9 VJECARE HURDH MUHURR DIBER ISHIM 11 MESUES KU 9 PREJ TYRE ISHIN ME KONTRATE DHE BENE SHEPUTJE KONTRATE KU DY MESUES NGELEM DEFINITIVE. NE SHTATOR U PARAQITA NE PUNE KU ERDHEN EDHE KOLEGET E TJERE QE JU THASHE ME SIPER ,SI PASOJE E RENIES SE NUMRIT TE NXENESVE NA U KOMUNIKUA SE KEMI BASHKIME KLASASH DHE BASHKIM DREJTORISH ME SHKOLLEN E MUHURRIT.PER RRJEDHOJE DO KETE SHKURTIM PERSONELI MESUESISH ME DT 19 SHTATOR ME KOMUNIKOHET MUA VENDIMI I SHKURTIMIT NE NJE KOHA QE MESUESIT ME KONTRATE VAZHDOJNE TE PUNOJNE..LENDET E MIA TE OREVE MEGJITHESE TE MIAT NUK SHKURTOHESHIN PO NGELNIN PO ATO TE NJE VITI ME PARE I JEP ISH DREJTORI QE KA MBARUAR PER CIKEL,PAS SHUME ANKESASH NUK KAM GJETUR ZGJITHE DERI DHE TEK MINISTRJA
    KJO ESHTE NJE PADREJTESI PER MUA QE BEHET POR NJEKOHESISHT DHE SHKELJE E HAPUR E LIGJIT PER ARESIMIN PARAUNIVERSITAR DUA NJE SHPRESE E PERGJIGJE QE TE ME SQOROJE MUA SE UNE DYSHOJ DHE AKUZOJ NGELEM ME SHPRESE XHELIL ELEZI MESUES I PUSHUAR NGA PESHKOPIA

     
  3. DHIMITRAQ KOSTA

    Eshte e dyta here qe fitoj nje prokurim te ujesjellsit te Durresit.te njejtat fytyra I perjashtojne operatoret per te arritur te personi me te cilin ndajne leket. Shteti I ble librezat e ujit me cmim te larte duke mbushur xhepate palo nepunsve. Ata kerkojne 30000 libreza uji per 24 ore qe do te thote se ato jane porositur me pare.VERIFIKOJENI SE ESHTE E NJEJTA FIRME. OPERATORI EKONOMIK DHIMITRAQ KOSTA TIRANE

     

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Vershime lojtaresh ne ekip.

    Fier - Drejtuesit fierakë...

Close