|E martë, Shkurt 21, 2017

Stresi , burimi i shumë sëmundjeve 

Mënyra e jetesës bashkëkohore është bërë shumë dinamike dhe nuk na jep shumë kohë që të mendojmë dhe të kujdesemi për veten duke na sjellë dobësimin e imunitetit, pagjumësi, lodhje të tepruar, shtimin në peshë, e shumë të tjera.

Në fakt është për t’u habitur, por shumica e sëmundjeve nuk vijnë nga bakteret apo viruset, por nga stresi. Ekspertët vlerësojnë se 80% deri 90% e sëmundjeve shkaktohen pikërisht nga stresi. Masazhi është një nga mënyrat më të mira që na ndihmon të kuptojmë se çfarë do të thotë të çlodhesh e relaksohesh duke na hequr, të paktën për disa momente, stresin.

Duke bërë një masazh, bën më shumë sesa thjesht të çlodhësh trupin dhe mendjen. Në atë moment ndodhin ndryshime të veçanta fiziologjike dhe psikologjike. Kjo do të thotë që masazhi nuk është thjesht një luks.

 Të dhënat tregojnë se sa më shumë masazhe t’i lejoni vetes, aq më mirë do të ndiheni. Sepse përveç rritjes së relaksit dhe uljes së ankthit, masazhi ul presionin e gjakut, rrit qarkullimin e gjakut, përmirëson rikuperimin e organizmit nga lëndime të ndryshme. Ju ndihmon të flini më mirë dhe mund të rrisë përqendrimin tuaj. Ai redukton lodhjen dhe ju jep më shumë energji për të trajtuar situata stresuese.

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Gjermania kërkon që “rasti” Haradinaj të përmbyllet shpejt https://t.co/xPmsKrCpNU https://t.co/XBEEpCIvwi
504 people follow ALB365
Twitter Pic Ylli75Yl Twitter Pic CamilaNo Twitter Pic Vera9048 Twitter Pic rexhepnu Twitter Pic AVSupers Twitter Pic xhemali4 Twitter Pic rylz_isr Twitter Pic egerald_ Twitter Pic LekaMeri Twitter Pic gUtY5kUC Twitter Pic KIMI8313 Twitter Pic AriannaC Twitter Pic drita_ho Twitter Pic famedalu Twitter Pic ShahaneS Twitter Pic MJohnson Twitter Pic NewsLajm Twitter Pic Alisiana Twitter Pic kajaturi Twitter Pic clownbom
Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ambasada ruse – Sot dita e Anton Çehov.

Tiranë - Sot është një ditë e veçantë për të gjithë dashamirësit e letërsisë ruse. Në këtë ditë në vitin...

Close