|E hënë, Tetor 23, 2017

Studenti 22 vjecar, jam i virgjer, do vras c’do bionde.. 

elliot-rodger   USA – Një 22-vjeçar i armatosur hapi zjarr dy ditë më parë në Santa Barbara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë shtatë persona të vdekur, përfshi edhe veten e tij. Ditën e djeshme autoritet amerikane bënë të mundur identifikimin e autorit të masakrës, 22-vjeçari Elliot Rodger, djali i prodhuesit të filmave Piter Rodger dhe asistent regjisor në filmin “The Hunger Games”.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur të hetojnë edhe një video të tij në rrjetet sociale, ku 22-vjeçari shfaq mllefin ndaj femrave, që mesa duket e kanë refuzuar.
Studenti vrasës lëshon zemërimin në video ndaj refuzimeve që i kanë bërë femrat, të cilat sipas tij, preferojnë “egërsirat e padurueshme” dhe “zotërinjtë supremë” në vend të tij.
“Jam 22 vjeç dhe jam akoma i virgjër. Nuk kam puthur kurrë një vajzë. Kolegji supozohet të jetë koha kur gjithkush përjeton gjëra të tilla si seks, gallatë dhe kënaqësi. Por në këto vite jam zhytur në vetmi. Nuk është e ndershme. Ju femra kurrë nuk më keni pëlqyer mua. Nuk e di pse, por do ju ndëshkoj për këtë. Do hyj në kampus dhe do masakroj çdo kurvë bionde që do shoh”, thotë ai në video.
Pasi shkëmbeu zjarr me policinë, Rodger u gjet i pajetë, me plagë arme në kokë, në makinën e tij të përplasur. Në një konferencë për shtyp, policia shpjegoi se ai kishte goditur për vdekje, me thikë, tre shokët e dhomës në apartamentin ku banonte. Më pas u nis me “BMW”-në e tij të zezë dhe qëlloi me armë në drejtim të tri vajzave, dy prej të cilave humbën jetën, ndërsa viktima e gjashtë u qëllua në një dyqan ushqimesh. Avokati i familjes Rodger tha se 22-vjeçari vuante nga sindroma “Asperger”, një formë autizmi, që ndikon në mënyrën e shoqërimit.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
7 vende sekrete në botë, askush nuk shkel

Mezhgorye – Është një qytet i themeluar në 1979 në Rusi. Aty besohet se po zhvillohet një projekt i rëndësishëm,...

Close