|E hënë, Tetor 23, 2017

Studimi, gjysma e 20 vjecareve sot nuk martohen . 

Images     Britani – Një studim i fundit në Britani ka arritur në përfundimin se gjysma e 20-vjeçarëve sot nuk do të martohen kurrë. Në vend të martesës çiftet e reja kanë zgjedhur të bashkëjetojnë.

Raporti i publikuar nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britani zbulon se gjeneratat e reja qëndrojnë larg institutit të martesës. Të rinj e sotëm ndryshe nga gjyshërit dhe prindërit kanë shumë pak gjasa të martohen.

Hulumtimi nga Fondacioni Martesa tregon se, për arsye të ndryshme, 47 % e grave dhe 48 % e meshkujve të moshës 20 vjeç kurrë nuk do të martohet.

Brezi i fëmijëve – të lindur midis fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe fillimit të viteve ’60 – ka ruajtur një nivel të shëndetshëm të martesës, ku 87 % e burrave dhe 92 % e femrave janë martuar në një moshë të caktuar. Por brezat pasues po hasin një shkallë të lartë të mohimit të martesës. Gjysma e 40-vjeçarëve sot janë pothuajse të martuar, por ata nuk presin të arrijnë nivelet e vendosura nga prindërit e tyre.

Sekretari britanik i Punës dhe Pensioneve, Iain Duncan Smith, tha: “Një nga zbulimet më problematike të këtij raporti është se aspirata e të rinjve për t’u martuar e tejkalon arritjen. Ne duhet të pyesin se çfarë i ndalon ata të martohen – duke kërkuar se çfarë barrierash mund të heqim, që aktualisht pengojnë rrugën e tyre, dhe t’i sigurojmë mundësinë që të realizojnë aspiratat e tyre”.

Sipas trendit aktual, vetëm 61 % e burrave dhe 68 % e femrave të moshës 40-vjeçare do të martohen ndonjëherë. Megjithatë, refuzimi më i madh kundrejt martesës ka ndodhur në të njëzetat e tyre. Në vitin 1970, viti me kulmin e martesave, u martuan në Britani 564.818 burra dhe gra të moshës 25-vjeçare. Në vitin 2010, vetëm 56.598 çifte u martuan, një rënie kjo prej 90 për qind.

Sot, vetëm 5 % e meshkujve dhe 10 % e femrave të moshës 25-vjeçare janë të martuar, krahasuar me 60 % të meshkujve dhe 80 % të femrave 44 vjet më parë. Kur trendet e tanishme aplikohen në 20-vjeçarët e sotëm, shifrat tregojnë se vetëm 52 % e atyre meshkujve dhe 53 % e femrave pritet të martohen ndonjëherë, pavarësisht aspiratave të forta që kanë.

Kërkuesit fajësuan një numër faktorësh, përfshirë këtu bashkëjetesën e hershme, që i bën njerëzit më pak të predispozuar për t’u martuar, divorcet e njerëzve publikë dhe ndikimin e shtetit në institutin e martesës. Harry Benson, drejtor i kërkimit të Fondacionit për Martesën tha: “U hasëm me trendin në rënie të martesës. Për momentin, kemi parë që shumica e prindërve dhe gjyshërve tanë u martuan dhe një pjesë e tyre qëndruan bashkë. Ata kanë dhënë modele për brezin tjetër. Ata treguan gjithashtu se çfarë të mirash sjell një martesë që funksionon për një familje. Megjithatë, pak nga 40-vjeçarët e sotëm do të arrijnë të lidhin martesë”.

“Gjenerata e fëmijëve të tyre, tashmë në moshën 20-vjeçare, do të vuajë dyfish; e para nga niveli i lartë i shkatërrimit të martesave që kanë përjetuar prej prindërve të tyre dhe së dyti nga mungesa e familjaritetit me përfitimet e martesës”, ka deklaruar drejtori i Fondacionit për Martesën.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Rita Ora mban zogun me duar mos i ikën nga ‘kafazi’ (fotot)

Rita Ora ka tërhequr sërish vëmendjen me pamjen e saj teksa u paraqit në rrugët e Manhattan, New York për...

Close