|E hënë, Korrik 24, 2017

Studimi: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit 

Shkencëtarët në Brazil besojnë se helmi i një grerze braziliane vdes qelizat e kancerit dhe mund të jetë arma për kurimin e tij. Studimi ka zbuluar se një toksinë në thumbin e kësaj grerze, vret  qelizat e kancerit dhe nuk dëmton ato normale.

Ekipi i Universitetit të Brazilit, i cili eksperimentoi në këtë teori, deklaroi sehelmi i dobëson qelizat e tumorit dhe i bën ato molekula vitale.

Por, puna në këtë fazë është akoma në hapat e saj të parë dhe shkencëtarët thonë se ka nevojë për kërkime të tjera e se gjithashtu duhet gjetur mënyra e duhur që kjo kurë të aplikohet tek njerëzit.

Polybia Paulista është një lloj grerze që gjendet në jug – lindje të Brazilit, tepër agresive. Edhe pse pickimi i saj është i padëshirueshëm në këto vende,shkencëtarët besojnë gjithnjë e më shumë se helmi i saj mund të vihet në përdorim për mirë, shkruan BBC.

Ky insekt përmban një toksinë të rëndësishme të quajtur MP1, që e përdor për të sulmuar ose për të mbrojtur veten.

Rezultati se MP1 mund të shkatërrojë qelizat e kancerit erdhi pas përfundimit të eksperimentit tek minjtë

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Festohet festa e “Pazari I Roskovecit” (fotot) https://t.co/vMBfiEUfEw via @wwwalb365com
11,311 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
28 NËNTOR PA KRISTON NË QYTETIN E PAVARËSISË. KËRKO NDJESË PUBLIKE O PUSHT(ETAR)

Nga ORNELA HILA - Këtë të hënë priten festime në qytet. Do ketë festë në Vlorën e Pavarësisë. Aktivitetet janë programuar,...

Close