|E premte, Tetor 20, 2017

Studimi/ Nëse shqetësoheni më shumë se ç’duhet, jeni gjeni 

Studiuesit kanë hedhur hipotezën, sipas së cilës nëse disa persona shqetësohen më tepër se të tjerët, ata kanë brenda vetes tiparet e gjenive: imagjinatën dhe krijimtarinë.

Nëse në jetën tuaj prireni të jeni shpesh të tensionuar dhe humori ju lëkundet, atëherë ka gjasa të jeni një gjeni në krijimtari. Një teori e re thotë se mërzia dhe imagjinata shkojnë dorë prej dore.

Kjo mund të shpjegojë përse disa mendimtarë origjinalë, si për shembull i famshmi Vincent Van Gogh vuanin për artin e tyre. Regjisori i filmave dhe komediani Woody Allen është një tjetër person që shqetësohet shumë dhe po ashtu Isaac Newton.

Mendohet se individë të tillë kanë një tru që është më i ndjeshëm ndaj kërcënimeve të perceptuara sesa të tjerët. Dhe kjo tendencë për panik është e lidhur me një imagjinatë tepër aktive dhe gjenerim të kërcënimeve të mundshme, thonë psikologët.

Eksperti i personalitetit, doktor Adam Perkins, nga Kolegji Mbretëror në Londër, shpjegoi: “Jemi ende larg zbulimit të plotë të gjendjes së plotë dhe nuk i kemi të gjitha shpjegimet, por ne shpresojmë se teoria jonë e re do t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë eksperiencat e tyre dhe të zbulojnë që ndonëse nuk është shumë e kënaqshme, ka edhe përfitimet e veta.

“Shpresojmë se teoria jonë do të nxisë një kërkim që do të na ofrojë përgjigjet e duhura me anë të të cilave do të lidhim aspektin e krijimtarisë, shqetësimin dhe emocionet”.

Shqetësimi është një nga pesë tiparet dalluese sipas psikologëve. Tiparet e tjera përfshijnë të qenët i hapur, i ndërgjegjshëm, i hapur dhe të qenët dakord me të tjerët.

Të qenët tepër kërkues deri në dhimbje karakterizohet nga një listë e gjatë emocionesh negative, përfshirë ankthin, frikën, shqetësimin, tensionimin, xhelozinë dhe vetminë.

Mbështetja se kjo gjendje lidhet me krijimtarinë ka ardhur nga disa studime të skanimit të trurit që nënvizuan se qarqet nervore, të cilat i rregullojnë ato, janë të vetëgjeneruara.

Përse lidhen nervozët me krijimtarinë?

Njerëzit që bëhen shumë shpejt nervozë në mendime priren të kenë imagjinatë për ndodhi negative dhe ndjenja të të gjitha llojeve. Ata mezi ia dalin të përballen me punë të rrezikshme dhe kanë më tepër gjasa të përjetojnë çrregullime psikiatrike gjatë jetës. Mendimi i tepërt i gjërave lidhet edhe me aspektet pozitive të kësaj gjendjeje.

Krijimtaria e Isaac Newton-it dhe personave të tjerë me tik nervor, mund të jetë thjesht rezultat i tendencës së tyre për t’i nuhatur problemet më parë se të tjerët

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Reklama që ka shkaktuar 500 aksidente në ditë.

Rusi - Një reklamë e cila tregon gjoksin e një gruaje është fajësuar për më shumë se 500 aksidente trafiku...

Close