|E diel, Dhjetor 17, 2017

Studimi për një mbishkrim të rrallë të zbuluar në Bylys. 

1512263_625203037625827_436327392790080155_oNje deshmi e jashtezakonshme per kolonine e Bylysit ne epoken perandorake
Elisabeth Deniaux, François Quantin&Bashkim Vrekaj˟

Bylysi, nje nga tre kolonite romake themeluar nga Augusti ne territorin e Shqiperise se sotme, eshte nje nga qytetet qe ka furnizuar numurin me te madh te mbishkrimeve latine 1. Nje mbishkrim i kesaj kolonie eshte zbuluar kohet e fundit nga Bashkim Vrekaj gjate nje pastrimi te zones se destinuar per vizite turistike te sitit. Teksti eshte shkruar mbi nje bllok te riperdorur ne nje faze me gjasa te vone ne nje banese romake ne veri te baneses B2. Permasat e bllokut te mbishkrimit jane 78cm lartesia, 54,5cm gjeresia dhe 37cm trashesia e dukshme pasi nuk eshte zbuluar teresisht. Mbishkrim ka 13 rrjeshta: lartesia e germave te rreshtit te pare eshte 4,5cm; lartesia e germave te rreshtit te dyte eshte 3cm, me tej rreshtat e tjere kane lartesi prej 2,5cm3. François Quantin ka realizuar foton dhe stampimin e tij ne 29 gusht 2010. Studimi i stampimit ka bere te mundur te saktesohet leximi i ketij dokumenti qe paraqet nje mungese shume te rendesishme ne fillim te rreshtit te pare ( shih foton):
[…] / lentino, aedili, duouiro, / curator alimentorum/ et partis kalendarii publicii,/ patron coloniae, optimo et / praestantissimo et cuiium / suorum amantissim (o), cu/ius cura et auxilio et res / publica aucta et omnibus / commodis municipium pro/spectrum est, /decurionum de/creto publice.
Per nder te […] lentinus, edile, duovir, kurator i alimentas dhe i nje seksioni te pageses se kredive bashkiake, padron i kolonise, me i miri, me i shquari, me i dashuri nga qytetaret, ne saje te perkujdesjes dhe ndihmes se te cilit, nga njera ane, komuniteti qytetar eshte pasuruar dhe nga ana tjeter te gjitha ineteresat e bashkeqytetareve jane mbrojtur, me dekret te dekurioneve, publikisht.
Tre koloni romake, Buthroti, Dyrrachium, Byllys kane qene themeluar nga Augusti ne territorin e Shqipersie se sotme. Studimi i lokalizimit te ketyre projekteve koloniale te realizuara pas vdekjes se Cezarit tregon nje koherence te madhe ashtu si dhe vullnetin per te kotrolluar akset kryesore te komunikacionit detar dhe tokesor 4.
Themelimi i kolonise se Buthrotit, qytet i vendosur ne bregdetin epirot, perball ishullit te Korkyres, ishte lidhur me nje deshire te Cezarit.
_______________
1.Shih.Anamali S, H.Ceka dhe E.Deniaux (2009): Corpus des Inscriptions latin d`Albanie, Coll.EFR 410, Rome (shkurtimisht ketu CIA).
2.Shih.Ceka&Muçaj 2009, 21 dhe 46.
3. Falenderoj perzemersisht Bashkim Vrekaj drejtor i Parkut Arkeologjik te Bylysit dhe François Quantin pjestar i misionit franko-shqiptar te arkeologjise dhe mjeshter konferencash ne univeristetin e Pau qe me transmetuan kete mbishkrim dhe me lejuan ta prezantoj gjate ketij kolokiumi. Pershendetjet e mia u adresohen gjithashtu miqeve te mi M.Dondin-Payre, X.Dupuis, P.Moreau qe i kam konsultuar per kete mbishkrim dhe qe me kane dhene keshilla te vlefshme. Ky mbishkrim eshte botuar nga N.Ceka dhe S.Muçaj ne numurin e fundit te revistes Iliria, 2009-2010 me titullin’’Mbishkrime antike te pabotuara te Bylysit, Elbasanit, Tetoves dhe Gostivarit’’,Iliria 24, 111-128 me nje permbledhje frengjisht(f.128-130).Mbishkrimi bashkiak i Bylysit eshte permendur ne faqen 114, fig.3. Falenderoj F.Quantin qe me sinjalizoi kete botim.
4. Per kolonizimin cezarian shih..Salmon 1969;Brunt 1971; Vittinghoff 1951; keppie 1983.Shih gjithashtu Deniaux 1993,352-367.
x-Artikulli ne fjale eshte prezantuar ne: Se déplacer dans l`Empire romain Approches épigraphiques, XVIIIe rencontre franco-italienne d`épigraphie du mond romain, Bordeuax 7-8 octobre 2011 dhe botuar ne Ausonius Ėdition-Scripta Antiqua 59,Bordeaux 2014

Elisabeth Deniaux, François Quantin&Bashkim Vrekaj

Ne nje tekst te Bellum Ciuile, kur ai ben aluzion per nje zhvendosje te Cezarit me nje legjion ne Buthrot, precizohet lokalizimi i qytetit perballe Korkyres5. Ne fakt, Korkyra, ne nje bregdet qe eshte ne zemer te lidhjeve detare dhe tokesore te Perandorise, ishte bere nje nga strumbullaret e diplomacies nderkombetare kur romaket nderhyne ne hapesiren adriatike dhe nje qender e koordinimit te informacioneve ne kete sektor kur hapesira mesdhetare u be romake6.
Krijimi i nje kolonie ne Dyrrachium dikur qytet i lire7 eshte lidhur sigurisht me faktin qe ai kishte sherbyer si kuartier i pergjithshem i Pompeut ne luften e tij kunder Cezarit8. Krijimi i saj munde te shpjegohet me rendesine e gjendjes se portit te saj si dhe me domosdoshmerine e kontrollit te rruges se madhe qe te shpinte ne pjesen lindore te Perandorise, uia Egnatia9.
Vetem nje burim antik, Plini, bene aluzion per kolonine auguste te Byllysit10. Ajo ishte themeluar ne brendesi te territorit per te pasur nen kontroll akseset ne rrjedhen e poshteme te Aoosit, sot Vjosa. Nuk njohim nga Byllysi romak asnje monedhe, nderkohe qe ai kishte prere monedha qe nga fundi i shek.III.p.K11. Me pare ekzistonte nje koinon i Byllineve i permendur ne epigrafi nga nje mbishkrim i gjetur ne Dodone dhe i datuar ne vitet 232-219 p.K.12. Ky koinon bente pjese ne rajonin e Kaonise dhe zoteronte ne bregun e djathte te Aoosit nje hapesire gjeografike te percaktuar mjaft qarte. Byllysi ishte pak i njohur deri kohet e fundit. Qyteti antik eshte vendosur mbi kodren e Gradishtes qe dominon fshatin Hekal ne mbi 500m lartesi, jo larg nga qyteti i Ballshit. Bylysi u zhvillua ne gjysmen e dyte te shek.IV dhe ne gjysmen e pare te shek.III p.K. ne nje siperfaqe prej afro 30ha; ai rrethohej nga nje mur mbrojtes. Nje fortifikim i madh mbrojtes i perbere nga mure te epokave te ndryshme eshte ende i dukshem. Bylysi ka qene indentifikuar ne shek.XIX13, ne saje te leximit te nje mbishkrimi te madh shkembor, i vendosur prane njeres prej portave te murit mbrojtes te qytetit, ende i dukshem sot. Ne kete te fundit shfaqet colonia Byllidensis ashtu si dhe punimet e ndermarra nga M.Valerius Lollianus per te bere te kalueshme me qerre rrugen qe te shpinte per ne Astacias (rajon i panjohur) si dhe urat qe ai kishte ndertuar mbi brigjet dhe shtratin e lumit Argya14. Bylysi eshte i njohur sot per monumentet e tij paleokristiane. Ne te jane zbuluar ne fakt pese bazilika te shkelqyera te shek.IV-VI m.K.15.
____________
5.Caes., B.C.,3.16: Caesar erat ad Byuthrotum, oppositum Corcyrae. Per themelimin e kolonise se Buthrotit shih Deniaux 2006, 343-367 dhe 2009, 141-150.
6.Pompeu aty vendosi komandimin detar te Adriatikut. Zgjedhja per te themeluar nje koloni ne Buthrot, perball Korkyres, eshte lidhur sigurisht me synime gjeostrategjike. Shih. Deniaux 2007, 77-85.Ne dime se miku i Ciceronit, Attikus, shfrytezonte prej nje kohe te gjate nje prone te madhe blegtorale ne kete zone prej nga ku ai mund te ishte ne dijeni te situates politike te Italise.
7.Cic.Fam.,14.1.7.: ciuitus libera et in me (exulem) officiosa.
8.Shih. DC 5.4.6 qe afirmon se aty vendosi ashtu si dhe ne Philippes italiane te debuar nga tokat e tyre nga kolonizimi I triumvireve.Per kolonine e Dyrrachium shih. Deniaux 2012,219-228.
9.Shih.Deniaux 1999, 167-189.
10.Plin.,Ep.,4.10.
11.Shih. Ceka 1987, 142.
12.Per kete mbishkrim shih Cabanes 1976, 546, n014. Per koinonin , Ceka 1987, 135-149.
13.Kjo ne saje te Pouqueville 1826, 340-341,; shih gjithashtu Leake 1835, 375-376, dhe Gaultier de Glaubry 1863, 263-264.
14.Ndofta behet fjale per perroin e Povles. Per kete mbishkrim shih.CIL, III,600;CIA, 178;LIA 188; shih gjithashtu Patsch 1904,102-110.
15.Shih kumtesat e kolokiumit nderkombetar per Ilirine e Jugut dhe Epirin ne Antikitet, 2004,:Haxhimihali 2004,417-461;Muçaj 2004, 417-429;Sodini 2004, 431-446;Chevallier 2004,447-453.

Nje deshmi e jashtezakonshme per kolonine e Bylysit

Germimet arkeologjike te realizuara nga koleget shqiptare, dhe veçanerisht nga N.Ceka, kane nxjerr ne drite nje qytet helenistik me nje agora, nje teater dhe portike. Gjate ketyre germimeve jane zbuluar disa mbishkrime latine qe bene te mundur identifikimin e kolonise auguste16. Ne fakt nje mbishkrim i ruajtur ne vend ne murin e nje porte te qytetit deshmon me gjase ndihmen financiare te dhene nga Augusti per ndertimin e murit mbrojtes te kolonise17. Ne te mund te lexohet:[Im] p (erator) Caesar Diui f (filius) / [ Aug] ustus dedit18. Mund te behet fjale per dhuraten e ndertimit te murit rrethues si ne Nimes19. Dokumenti i sapozbuluar eshte nje homazh publik i vendosur nga curia locale i destinuar te nderoj nje mireberes bujar emri i te cilit nuk eshte i plote.
Ne permendjen e dekretit te dekurioneve eshte shtuar ajo e nje financimi public: decurionum de/creto publice 20. Teksti permend gjithashtu kolonine dhe detajon institucionet e saja. Pasuria e fjalorit institucional e perdorur ne te eshte e jashtezakonshme: fjala colonia eshte permendur por trupa e cuies e kolonise eshte deshmuar gjithashtu. Ne gjejme veç te tjerave nje aluzion te municipeve te Bylysit tek bashkeqytetaret e bashkuar ne te njejten mirenjohje kundrejt mireberesit bujar me shprehjen : omnibus/ commodis municipium pro/spectrum est. Perdorimi i fjales municipes per te pershkruar banoret e nje kolonie si bashkeqytetare eshte mjaft e rralle. Nje paralele e kesaj fjale e perdorur si sinonim i cuies, gjendet ne kolonine e Sicca Veneria, ku fjala municipes eshte perballe me ate te incolae: legi autem debebunt municipes item incolae dumtaxat incolae qui intra continetia coloniae nostrae aedificia morabuntur 21. Rrjeshti i pare i mbishkrimit tone eshte shume i demtuar gje qe bene te veshtire leximin e emrit te personazhit te nderuar. Fillimisht ai mund te lexohej : E….M..IO ET SAB. Nje analize me e thelle e fotos dhe stampimit22 na lejon te propozojme L.DOM[—]ITIO,L.F.SAL. Ne fillim te rreshtit 2 ne lexojme LENTINO; kemi te bejme me nje pjese te mbiemrit qe e bashkuar me fundin e rreshtit te pare formon mbiemrin Salentius ne dhanore. Keto elemente onomanistike lejojne krahesimin e tekstit te Bylysit me nje epitaf te zbuluar ne fillim te shek.XX. Guri ishte mjaft i manget, tashme i humbur, ai permendte shume emra qe me sa duket i perkisnin te njejtes familje. Botuesit e pare e datuan ate ne fund te shek.II23.
___________________
16.Shih. Ceka, 1987, 49-121.
17.Ai ka qene gjetur mbi nje bllok gelqeror ne murin prane portes nr.5 te murit romak te qytetit. Shih. Ceka 1987, 100, nr.51, fig.32; CIA, 184; LIA 192.
18.Per kolonine auguste shih Deniaux 2005, 115-128. Ceka 1987, 104-105, nr.63, fig.39; CIA 195; LIA 189 ka rregjistruar nje mbuishkrim te gjetur ne baziliken paleokristiane B te Bylysit qe permend kolonine: Lycotas/ Asclepio / et Coloniae d € s (ua) p(ecunia) f (ecit).
19.Ne Nimes mbishkrimi I dedikimit te mureve permban, shih. CIL,XII,3151: Imp(erator) Caesar Diui f (ilius) Augustus, co(n)s(ul)XI, trib(unicia) potest (ate) VIII, portas murosq (ue) col(oniae) dat.
20. Ngjashmeria e te dyja shprehjeve gjendet ne epigrafine e Bylysit, shih.CIA 190; LIA 200: publice / ex d(ecreto) d( ecurionum) dhe CIA 189; LIA 199 ( ribere): [ publ( ice)] ex d (ecreto) d(ecurionum).Permendje te kesaj natyre jane te shpeshta, shih p.sh. ne Lepis Magna, shih. Marmoudi 2004, 211-212.
21.CIL,VIII 1641 (D.6818).Perkundrazi ne mund te verejme nje dallim midis dy termave ne nje rast specifik, ate te taksimit te nje kolonie ne nje municip tashme egzisutes si ne rastin e kolonizimit sylanian; ne kete rast municipes dhe colonia duhet te dallohen nga njera tjetra, shih.CIL I2. 1904 (ILLRP 618), Interamnia Praetuttiorum, ne Piscenum; Q ( uinto) Poppaeo Q(uinti) f(ilio) munic(ipes) et coloni(i) part(ono). Shih. Gjithashtu CIL I2, 1903 ne (ILLRP,617).
22. Duhet falenderuar François Quantin per realizimin.
Teksti i tij ishte:
L(ucius) Dom(itius.) / f (ilius) Salle [ ntinus] / Flauian [ us, Domi?] tia Merit [—] eius Dom [ itii —] / timi part [ —] quae a ( nnos) u ( ixit) [ —, / c ] um f (ilio) Philo [ —] / et omni [ bus suis] / praesen [ ibus / fecerunt].
Prania e emrit Domitius ne mbishkrimin e cituar si dhe germat ende te dukshme ne rreshtin e pare te mbishkrimit te ri te Bylysit lejojne rindertimin e mbiemrit dhe emrit Lucius Domitius duke i dhene keshtu nje emer mireberesit: L.Domitius Sallentinus. Sigurisht personi i permendur ne Bylys nuk eshte i njejti qe eshte permendur ne tekstin e meparshem sepse ky i fundit mbante nje mbiemer te dyte Flauianus qe sygjeron nje adoptim. Mbiemri Sallentinus i lexueshem ne mbishkrimin e ri honorifik te Bylysit ashtu si dhe mbi te vjetrin mund te deshmoje nje lidhje me Italine jugore, Salenton, ose ndofta edhe nje origjine ? Eshte e pamundur ta dime kete. Ne te kundert, emri Domitius i mbishkrimit tone sugjeron nje lidhje te vjeter klientele me familjen e Domitii Ahenobarbi 24. Ne dime ne fakt se nje anetar i kesaj familje kishte qene nderuar si patron i Buthrotit.
Numurimi i funksioneve te ushtruara nga mireberesi Lucius Domitius Sallentinus e bene kete kariere mjaft interesante. Mbishkrimi paraqet nje kariere me aspekte klasike dhe aspekte pak te zakonshme. I zgjedhur si magjistrat nga bashkeqytetaret e tij Sallentinus ka ushtruar edilite dhe duumviratin ne Bylys ku detyrat zyrtare te tij ishin tashme te njohura. Ne fakt permendja e edilite dhe e duumviratit ka qene deshmuar ne nje mbishkrim te humbur tashme. Shume i fragmentuar ai ishte gjetur nga Praschniker ne fillim te shek.XX25. Me etapat e nje kursus klasik ne verejme ushtrimin e funksioneve me te rralla ne karieren e ketij personazhi.
Sallentinus ka qene curator i fondacioneve ushqimore si dhe i nje pjese te kalendarium, d.m.th kontrollues i llogarive publike te kolonise. Suksesi ne ushtrimin e ketyre funksioneve i mundesoi atij te behej patroni i kolonise se tij dhe te marr nderime te shquara siç e deshmojne shprehjet e perdorura per te: superlativat optimus, praestantissimus., amantissimus26 si dhe shprehjet qe bejne aluzion per cura dhe auxilium si dhe res publica ka qene rritur (aucta). Sallentinus eshte paraqitur si nje patron i shkelqyer dhe shume efikas i kolonise dhe shume i afeksionuar kundrejt bashkeqytetareve te tij. Eshte e qarte se fjala afeksion sugjeron nje manifestim aktiv te ketij te fundit, nje bezdi per bashkeqytetaret e tij.
______________
23.CIA 208. Kjo pllake e thyer djathtas ka qene gjetur ne rrenojat e bazilikes paleokristiane te Ballshit me prejardhje nga Bylysi. Lartesia e fragmentit ishte 61cm. Shih Praschniker 1922-1924, col.200. nr.15 dhe fig.nr.116; Sestieri 1943, 70, nr.19; AE, 1978, 767.
24. Rendesia e boshllekut qe tregon skica e Praschnikerit 1922-1924, fig.116 u lejon autoreve te LIA, 2009 te propozojne rikonstruksionin ne vijim: L(ucius) Dom[ itius—] Salle[ nius] / Flauian [a—] / TIA merit [—] / eius Dom [—/ tini part [—] quae a(nnos) u (ixit) [ —] M(ani) f(ilius) Philo [—] / et omni [—] / praesen [ —]. Duket sigurisht e preferueshme me mbajt per dy rreshtat e para rikonstruksionin e AE, 1978, 767: L(ucius) Dom[itius—] f(ilius) Salle[ ntinus] pasi qe mbiemri Lucius dhe emri Domitius gjenden ne mbishkrimin e zbuluar se fundmi ne Bylys.
25.CIA, 180,; LIA, 202; Praschniker 1922-1924, col. 201, nr.17; AE, 1978, 768: [ …Epaphr]odit[ us…/…,ae]d(ilis),IIu[ir i(ure)d(icundo)…Megjithese i rikonstruktuar prania e nje mbiemri me origjine greke bene te dyshosh se behet fjale per nje magjistrat bashkiak. Ai ishte ndofta nje nepunes i magjistratit, shih LIA, 202. Nenvizojme sigurisht qe perpara nxjerrjes te lex Visellia ne vitin 24. m.Kr. nuk e ndalonte magjistrate ne koloni dhe municipe qe ishin te liruar. Keshtu p.sh ne Lissus C.Iulius Megres ishte i liruar i Cezarit dhe magjistrat (CIA, 23-24;LIA, 21 dhe 22, shih Deniaux 2008,231-241).
26.Shih Forbis 1996, 21;26;28.

Elisabeth Deniaux, François Quantin&Bashkim Vrekaj

Teksti gjithashtu na bene me dije se ne saje te aktivitetit dhe asistences se tij res publica, komuniteti qytetar ishte forcuar dhe se ai kishte marre te gjitha masat qe mund te favorizonin bashkeqytetaret e tij. Ne nuk njohim raste te tjera te shprehjes omnibus commodis municipium prospectum est. Patroni i ardhshem kishte bere sherbime te ndjeshme ndaj kolonise por ky bollek vihet ne dyshim nga teperia e vet. Shprehja res publica aucta qe tregon se koletiviteti qytetar ka qene forcuar eshte e rralle. Kjo mund te lexohet si nje deshir per te rikujtuar ne nje koloni romake nje formulim te tipit klasik.
Kjo formule eshte permendur ne ligjin e Delosit datuar ne vitin 58 p.Kr. rreshtat 5-6:’’uelitis iubeatis quom res publica populi Romani deorum immortalium opibus ac consilium sit aucta’’27.
Ajo gjithashtu mund te krahesohet me formulime te tjera si ato te dy mbishkrimeve te gjetura njeri ne Tregeste dhe tjetri ne Rome. Ne te parin i datuar ne kohen e Antonin Piu28, L.Fabius L.f. Pupinia Severus29, kuestor urban falenderohet ne nje menyre te jashtezakonshme nga dekurionet dhe populli qe atij i ngriten nje statuje sepse ai ndihmoi atdheun e tij duke mbeshtetur nje kauze perpara perandorit ‘’et aerarium nostrum ditauit et curiam compleuit et uniuersam rem p(ublicam) n(ostram) cum fomentis ampliauit’’.
Ne te behet aluzion per devotshmerine e tij kundrejt qytetit te tij : cuius opera studioque’’ dhe zellit te tij te pashtershem per res publica e tij ‘’ quam rem p(ublicam) n(ostram) in[f]atigabili cura gubernat’’. Gjeresia e ketij elozhi na duket i krahesueshem me ate te Bylysit. Mbishkrimi i dyte, gjetur ne Rome, ne forum, por i dedikuar nga qyteti i Uthina30 eshte nje homazh ndaj perandorit: ne saj te ‘’indulgentia’’ te tij ai ka forcuar qytetin: ai ka qene ‘’au[cta et conseruata]’’31. Perdorimi i foljes prospicere (me shprehjen procpectum est) duket pak i perdorur ne epigrafi. Ka mundesi sigurisht ta lidhim kete formulim me ate te nje mbishkrimi me te hershem i datuar ne kohen e mbreterimit te Domicianit, elozhe e L.Antistius Rusticus32. Ne kolonine e Antiokise se Piside ky personazh eshte falenderuar per veprimin e tij ne favor te furnizimit me ushqime te qytetit. Folja prospicere eshte perdorur ne kete rast: ‘’patrono coloniae quod industrie prospexit annonam ‘’33.
Ne Bylys jane commoda te qytetit te tij qe jane objekt i vemendjes se magjistratit bujar dhe rrjedhimisht interesat konkrete te kolektivitetit te qytetareve me avantazhet qe atij i jane ofruar34. Mireberesi i Bylysit gjithmone ka patur parasysh interesat materiale te bashkeqytetareve te tij. Ne se perdorimi i shprehjes commoda eshte i rralle ne epigrafi35 ajo eshte nga ana tjeter mjaft e pranishme ne literaturen politike te fundit te Republikes.

_______________
27.Per ligjin e Delosit , CIL, I2,2500;ID,163,;shih Nicolet 1980.
28.CIL,V, 532 (D.6680).
29.PIR2 F 66.
30.CIL,VI,40523(D.6784).
31.Mbishkrime te tjera perdorin foljen ampliare, shih CIL.XIV, 2070(D.6183): fjala e perdorur per perandorin Marc Aurel: quod priuilegia eorum non modo custodierit sed etiam ampliauerit.
32. PIR2 A 764.
33.Shih AE, 1925, 126.
34.Shih Hellegouarc`h 1972, 556-557.
35.ne mundemi sigurisht te permendim nje shprehje te ngjashme deshmuar ne nje homazh per nje bemires ne Afrike, Giufi, CIL, VIII, 865:[ ob amorem] et iustitiam singul[ arem et com] moda rei p(ublicae) et ciuibus aucta, dhe ne nje mbishkrim te Romes qe nderon perandorin Trajan, CIL,VI,955: quod liberalitate optimi principis commoda earum etiam adoectione ampliata sint.

Nje deshmi e jashtezakonshme per kolonine e Bylysit

Populares p.sh. jane akuzuar si njerez qe kerkonin te kenaqnin interest e plebeut per te rritur avantazhet e tyre36.
Ciceroni perdor gjithashtu shprehjen commode p.sh. ne fjalimin e mbajtur perpara popullit kunder ligjit agrar kur ishte konsull ne vitin 63 p.Kr. Ai vet propozon ne De Republica per te vepruar per te penguar qe populli te mos mendoj se interest e tij jane neglizhuar nga paria qytetare37 dhe thekson duke evokuar te kaluaren romake se Senati gjithmone ka dashur mbrojtjen dhe shtimin e lirise dhe avantazheve te plebeut38. Zgjedhja e termit commoda ne mbishkrim sugjeron afersi me tekstet letrare latine dhe thekson kulturen e pasur te autorit te tekstit te mbishkrimit. Mbishkrimi i ri i Bylysit shquhet per nga zgjedhja e shprehjeve te perdorura per te lavderuar mireberesin. Ne fakt aty perdoret nje fjalor mjaft i zgjedhur dhe nje retorike e vertete e lavderimit konforme zakoneve, normave te epokes se vet gje qe na jep mundesine ta datojme me shume gjasa ne fund te epokes se Antonineve dhe fillimin te asaj te Severeve.
Bylysi eshte sigurisht nje koloni romake por qe gjendet ne nje konteks kulturor dhe tradicional grek. Ka mundesi qe qyteti fqinj i Apollonise i mbetur qytet i lire, qe kishte ruajtur keshtu traditat e veta greke te kete qene nje qender e mesimit te retorikes.
Pikerisht ne kete qytet Oktaviani ndoqi edukimin e tij pas vdekjes se Cezarit pasi ai ishte prej kohesh nje qender intelektuale greke 39 i gjendur vetem afro 30km larg Bylysit.
Mbishkrimi i ben homazh nje personazhi qe kishte dhene prova te aftesive organizative ne ushtrimin e dy funksioneve por gjithashtu me shume gjase edhe te energjise ne nje periudhe veshtiresishe finaciare. Ne fakt ne e kemi pare se si kapacitetet e tij dhe rendesia e veprimit te tij per forcimin e res publica jane permendur por gjithashtu fakti qe ai ishte kujdesur per interest e bashkeqytetareve te tij, municipes te tij, ne nje situate financiare padyshim te pasigurte. Sallentinus ka ushtruar dy detyra te rendesishme financiare, kuratori i alimenta dhe curator i nje pjese te kalendarium. Keto detyra jane te jashtezakonshme dhe manifestojne nje rritje te burokracise bashkiake.
Organizimi i alimeta nxit gjithnje interesin e studjuesve ashtu si dhe konteksi politik dhe ekonomik i realizimit te saj. Ne fillim ky ishte nje institucion perandorak i destinuar te mbeshteste rinine e varfer ne qytetet e Italise qe u shtri gjate mbreterimit te Trajanit ne qytete te tjera te Italise dhe te botes romake nen pergjegjesine e autoriteteve bashkiake. Por marrja e vendimit per ngritjen e tyre ne qytete te ndryshme, organizimi financiar kompleks qe ajo parashikonte vazhdojne te shkaktojne debate. Shembulli i perandorit Trajan ishte imituar ne Itali. Ne dime nga korespondenca e tij dhe nga nje mbishkrim i njohur, rastin e Plinit te Ri qe organizoi disa alimenta per qytetin e Kome ne te njejten kohe. Letra, destinuar per Pompeius Saturninus40 shkruan41 :’’ une ofroj nje donacion vjetor per femijet e lindur te lire’’:’’sed annuos sumptus in alimenta ingeneuorum pollicebamur’’. Ruhet gjithashtu nje homazh per Plinin ku permendet gjeneroziteti i tij kundrejt Kome, si institucion i alimenta ne kete te fundit.
______________
36.Shih Aulu-Gelle 11.10.3.:’’ uti uectigali uestra augeatis qui facilius uestra commoda et rempublicam administrare possitis.
37.Shih De Rep.., 52:’’ ut sua commoda populous neglegi a pricipus putet’’
38.Shih Sest., 137:’’plebis libertatis tueri atque augere uoluerunt’’
39. per Apollonine shih Dimo dhe te tjere 2007.
40.PIR2 P 650.
41.Shi Plin.,Ep.,1.8.10.Ne nje leter tjeter, Ep.,7.18.1-2, Plini sjell precizime per mekanizmin e parashikuar per te siguruar renten vjetore te fondacionit te tij.

Elisabeth Deniaux, François Quantin&Bashkim Vrekaj

Personazhi i ngarkuar nga nje qytet per drejtimin e alimenta qe autoriteti municipal kishte realizuar duhej te deshmonte nje aftesi per te menaxhuar nje llogari te konsiderueshme pasi qe behej fjale per administrimin e interesave te huave hipotekare mbi te ardhurat e tokave te dhena kultivuesve dhe shperndarjen e subvesnsioneve mujore djemve- pueri dhe vajzave- puellae te qytetit te vet. Futja e funksionit te curator i alimenta ne cursus, hierakine bashkiake nuk ka qene gjithnje e mire studjuar ne kuadrin e teresise se botes romake. Per qytetet e Italise, G.Mennella ka analizuar ne nje menyre te plote quaestores alimentorum ne nje artikull ku jane evokuar titullaret e ketyre funksioneve si dhe kursusi i tyre qytetar 42.
Ne vet Italine egzistonin funksione te tjera ne lidhje me keto shperndarje si p.sh curateles. Keshtu ne Alba Fucens njohim nje quaestor rei publicae, curator pecunia[e] aliment[o]r(um), curator annone plebis 43. Per qytetet e Perandorise nga njehere permeden bamiresi ne lidhje me alimenta te kryera nga administratore romake: keshtu ne Sicca Veneria nje procurator i Augustit jep para per prike per djem dhe vajza te reja: ‘’ ut ex usuris eius summae quincuncibus quod annis alantur CCC pueri et pullae ‘’ 44.
Njohim gjithashtu funksione municipale te lidhura me alimenta si p.sh. ne Curubis nje magjistrat municipal i ngarkuar me shperndarjen e shumave akorduar ketyre te fundit 45. Por studimi i alimenta dhe funksioneve administrative te lidhura me kete institucion nuk eshte bere ne menyre sistematike.
Magjistrati i kolonise se Bylysit ushtron me tej funksionin e kuratorit te nje pjese te pars kalendarium publicum. Kalendarium publicum i nje qyteti mund te percaktohet si llogaritari, finacieri i ketij te fundit. Kolektiviteti si dhe individet duhet te kene nje kalendarium ne te cilin jane shenuar te ardhurat e tyre ne te holla dhe huate e tyre. Fjala kalendarium duhet pare ne lidhje me fjalen kalendes dita kur duhen paguar kredite. Shumat e parave te shenuara ne te jane ato qe tregojne interesin bashke me emrin e debitoreve, interesat qe duhen derdhur, menyren e pagesave. Shembulli me i shquar i permendjes se kalendarium te qytetit eshte kadastra e Oranzhit studjuar nga A. Piganiol47. Ne te gjejme permendje te emrit te kontribuesit me tej shumen qe detyrohet, me tej nivelin e takses se mbledhur me referimin ndaj kalendarium, ad K(alendarium).
Perdorimi i fjales pars ne mbishkrimin tone te le te mendosh se kemi te bejme me pjesen qe i perket interesave te shumave te huajtura bujqeve ne kuadrin e institucionit te alimenta sipas modelit te atyre qe ishin realizuar nga Trajani per edukimin e pueri alimentary per te cilat tabela e Ligures Baebiani jep informacione konkrete 48.
Perdorimi i fjales pars eshte i pazakonshem: ajo zakonisht perdoret ne epoken republikane per te treguar nje pjese ne shoqerite e publikaneve 49.
_________________
42.Shih Menella 1986,371-419.
43.CIL, IX, 3923 (D.6536).
44.CIL,VIII,1641 (D.6818).
45.CIL,VIII,980 (D.6817): nje curat(or) aliment(orum) distrib(uendorum).
46.Shih Se.,Ep.11.87.7. per kalendarium te nje individi.
47.Shih Piganiol 1954, 302-310 dhe 1962. Ne Oranzh permendet interesi 6% (usurae semisses). Per financat e kolonise se Oranzhit shih Christol 1999,115-136.
48.Per tabelen CIL,IX,1455(D>6509), shih Veyne 1957, 81-135 dhe Id. 1958, 177-241. Per alimenta shih Duncan-Jones 1964,124-146 dhe 1982;Criniti 2006. Per fondacionet testamentare shih.Magionacalda 1994,1999,175-216.
49.Per pars qe deshmon pjesmarrjen ne nje shoqeri publikanesh shih Cic., Pro Rab.Post.,2.4:’’magnas partis habuit publicorum’’’shih gjithashtu ibid.: ‘’dare partis’’. Fjala pars shpesh eshte perdorur ne kuadrin testamentary. Ne lidhje me donacionet shih p.sh. CIL, VI,12406 (pars dimidia) ne Rome.

Nje deshmi e jashtezakonshme per kolonine e Bylysit

Epigrafia deshmon se disa qytete mund te kene patur shume kalendaria ne funksion te origjines se fondeve te vendosura. Ne njohim p.sh. ne Turine nje Iluir curator kalendariorum rei publicae 50.
Qyteti i Pisaurum ruan dy mbishkrime interesante: i pari 51 eshte nje homazh per nje mireberes te pasur Caius Titius Valentinus autor i dhuratave te rendesishme ne favor te qytetit te tij pa dyshim ne epoken e Trajanit.
Ai u ka dhene bashkeqytetareve te tij nje milione sesterce ne testamentin e tij dhe ka saktesuar ne çfare menyre duheshin perdorur keto te holla. Mbishkrimi i dyte52 na bene te njohur Sextus Mutteius Quintus Severus kuratori i vetem i kalendarium qe i perket nje kryeqyteti, atij te pecunia Valentini i destinuar per fondacione te perhershme te bera ne emer te Valentinus, Ky shembull na lejon te shtrojme çeshtjen e krijimit te nje kuratori specifik per drejtimin e fondeve ushqimore ne Bylys ashtu si dhe pranine e tij ne nje periudhe me te hershme53. Po ashtu perparimi i cursus te Sallentinus eshte interesant. Ai mund te krahesohet me cursus municipal qe tregojne munera te ndryshme te ngjashme me ato qe permend mbishkrimi yne te bashkangjitura te njejtit cursus. Keshtu p.sh. ne Saturnia, Sextus Maecius Marcellus ushtron nje detyre te dyfishte me detyren e kuestorit: ai eshte quaestor kalendarii rei publicae et alimentorum54; ne Industria pas nje kuesture te ushtruar ne aerarium publicum dhe per drejtimin e alimenta. L.Pompeius Herennianus, eq (ues) ishte ngarkuar me kalendaria te qytetit te tij si curator kalendarium rei publicae55; ne Caiatia P. Servilius eshte quaestor rei republicae me tej quaestor pecuniae alimentorum publicorum, perpara se te zgjidhej si curator kalendarii rei publicae56.
Shume detyra jane bashkuar, njera ne lidhje me menaxhimin e parase se alimenta pasi ushtrimit te kuestures dhe nje si curator i kalendarium. Permendja e auxilium, shprehje e res publica aucta sugjeron nje kontroll dhe mbeshtetje ne rrethana fatekeqesisht te panjohura. Qyteti ka qene mbytur ne borxhe, financat lokale kane qene me borxhe nga krijimi i alimenta ne nje koloni ne te cilen kane dashur te imitojne modelin romak? Mund te sugjerojme qe qyteti ka njohur veshtiresi financiare57. Duhet shtuar se ne rastin e Bylysit disa veshtiresi suplementare lidheshin me situaten gjeografike te qytetit ne mes te maleve: qyteti edhe sot ka veshtiresi per te shkuar ne te.
Mirembajtja e rrugeve duhet te kete qene nje problem jashtezakonisht i rendesishem. Prova vjen nga bamiresia jo e zakonshme e M.Valerius Lollianus qe eshte permedur ne fillim te ketij artikulli: Ai ndertoi nje uia publica me shpenzimet e veta. Nje mbishkrim i madh shkembor i skicuar ne mbi tre metra tregon karieren e nje kaloresi qe kishte ushtruar funksione kalorsiake ne kohen e Lucius Verus, qe kishte financuar perforcimin e rruges te ngushte dhe te rrezikshme per te beret e mundur qarkullimin ne te te qerreve duke konsoliduar brigjet e lumit dhe duke ndertuar ura58. Ne jemi keshtu ne fund te sundimit te Antonineve.
___________________
50.Shih. CIL,V,746.
51.CIL, XI,6377.
52.CIL, XI,6369.
53.Shih artikullin e Gregori 1999, 25-39 per rregjistrimin e borxheve dhe te hipotekave ne nje qytet( me shembullin e Trebula Suffenas).
54.CIL, XI,7265(D.6596).
55.CIl,V,7468 (D.6745): quaestor aerarii publici et alimentorum curator kalendariorum rei publicae.
56.CIL,X,4570
57.Per financat e qyteteve shih Jacques 1984 dhe Le Roux 1999, 155-173.
58. CIL, III, 600 dhe 1420335 (D.2724) ; CIA, 178; LIA, 188: uiam pub(licam) quae a col(onia) Byllid(ensium) per Astacias ducit angustam fragosam [pe] riculosamq(que) ita munit uehiculis commetur item [pon]tes in Argya[ flumine et riuis de s(uo) p(ontis). Shih Haensch&Weiβ 2012.

Elisabeth Deniaux, François Quantin&Bashkim Vrekaj

Ka mundesi qe mbishkrimi bashkiak i ri te datohet ne kete epoke. Kjo do lejonte te evokohej nje krize financiare e qytetit ne kete periudhe. Mbishkrimi i zbuluar se fundmi59 nderon nje personazh jashtezakonisht te devotshme ne sherbim te kolonise se Bylysit.
Efikasiteti i veprimit te tij eshte ngulitur ne memorien kolektive: elozhet manifestojne cilesine e sherbimeve te kryera. Detyrat e ushtruara nga Sallentinus deshmojne nje rritje te burokracise bashkiake. Kjo eshte e lidhur pa dyshim me nje vullnet normativ me te madh te pushtetit qendror veçanerisht duke filluar nga mbreterimi i Trajanit siç ne jemi ne dijeni nga Korespondenca me Plinin e Ri governator i Bitinise qe bene fjale per veshtiresine e kontrollit te shpenzimeve bashkiake. Ky mbishkrim eshte deshmia e pare e nje curator te nje seksioni te kalendarium qe ushtron funksionet e tij ne nje koloni te provinces60. Homazhi publik i shprehur ketu ne nje menyre te jashtezakonshme eshte shoqeruar me ndjenjen shume te forte te perkatesise ndaj nje komuniteti qe njeh meritat e njerit prej te tyreve i cili ka ndermare iniciativa te veçanata ne momente te veshtira61.
Kolektiviteti qytetar unanimisht i eshte mirenjohes burrit qe kolonia kishte zgjedhur per ta nderuar duke i besuar atij patronatin nderkohe qe ai kishte ushtruar shume funksione financiare.

_________________
59.Ky mbishkrim eshte botuar nga N.Ceka dhe S.Muçaj ne Iliria 24, 2009-2010, shih shenimi 3.
60.Ne po paraqesim nje aneks me listen e njezet e nente curatores kalendarii . Te gjithe ushtrojne funksionet e tyre ne Itali me perjashtim te shembullit te Segermes, 15, [ AE,1999, 177] por kuratori qe permendet aty eshte quajtur kuratori I kalendarium i res publica i Veies. Per kuratoret e kalendarium ne Itali shih Eck 1999,229-230.
61.Eshte e mundur te evokohet amor patriae per te cilen shih Le Roux 2002, 143-161.

alb365.com/Bashkim Vreka

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Spanjolli Julen Lopetegui i trembet Shqipërisë, ja formacioni i mundshëm

Trajneri i Spanjës Julen Lopetegui i trembet...

Close