|E diel, Qershor 25, 2017

Studimi, qeshni sa më shumë, bëheni elegantë. 

njerez-lumtur     E qeshura na bën mirë, jo vetëm për humorin dhe mendjen, por dhe për t’u dobësuar më lehtë. Kjo është zbuluar së fundmi nga eksperimentet e bëra prej shkencëtarëve. Qeshni 10-15 minuta në ditë për të humbur 20-50 kalori.

Qeshja artificiale nuk ka vlerë

Dieta e të qeshurit nuk është aq e lehtë sa mund të duket. Dy mijë delegatë nga 80 vende të ndryshme, të cilët morën pjesë në një kongres evropian katërditor, diskutuan mbi problemin e obezitetit.

Sipas një raporti të përfunduar në Athinë, e qeshura ndihmon ndjeshëm në reduktimin e kileve. Autorët e kësaj diete interesante besojnë se e qeshura jo vetëm që i bën mirë humorit dhe mendjes së njeriut, por ajo ndihmon në prodhimin e energjisë, e cila për t’u aktivizuar kërkon vënien në lëvizje të muskujve.

Sipas tyre, 10-15 minuta të qeshura në ditë mund të çlirojnë sasi të caktuara të energjisë, që është e barazvlefshme me gjysmë çokollate. Për ta vërtetuar më tej këtë vëzhgim, shkencëtarët kryen një eksperiment me vullnetarë të ndryshëm.

Kërkuesit morën rreth 100 vullnetarë, të cilët u izoluan në dhoma të ndryshme të një hoteli. Pjesëmarrësve të eksperimentit iu kërkua të uleshin në karrige të posaçme përballë televizorëve. Lëvizjet dhe bisedat ishin të ndaluara, në mënyrë që të mos humbisnin energji, shkruan “Zeri”.

Ata u informuan se qëllimi i këtij eksperimenti ishte reagimi i personave mbi materiale të caktuara filmike. Nuk është e lehtë që të gjithë të qeshnin, ndaj dhe arsyeja e vërtetë nuk iu tha. Një qeshje artificiale nuk ka asnjëherë të njëjtën vlerë me një reale. Shkencëtarët kërkonin që qeshjet të ishin të vërteta.

Djemtë qeshin më tepër se vajzat

Gjatë këtij vëzhgimi jo të gjithë qeshën njëlloj nga materialet humoristike që ata panë. Hulumtuesit testuan shtatë çifte të ndryshme, 17 vajza dhe 21 çifte të përzier. Sipas këtyre grupmoshave ata kërkonin të shihnin diferencat.

Në fund, ata mblodhën informacione mbi ritmin e zemrës, regjistruan të qeshura dhe analizuan frymëmarrjen në një laborator. U zbulua se djemtë e rinj qeshnin më tepër se vajzat. Qeshja më e gjatë kishte zgjatur rreth 40 sekonda. Ajo që vunë re shkencëtarët ishte se kur njerëzit qeshin, mesatarisht 20% e metabolizmit aktivizohet.

Qeshni çdo ditë, 2 kg më pak në vit

Ndërsa nga e qeshura 10 deri në 15 minuta është vënë re se njeriu humbet deri në 50 kalori. Sipas përllogaritjeve të bëra në një vit, e qeshura mund t’ju bëjë të humbisni dy kilogramë, nëse qeshni rregullisht. Dihet se qeshja e vërtetë është ajo e zhurmshme. Mund të qeshni pafund edhe duke bërtitur.

Tregoni batuta, dëgjoni humor, krijoni situata të ndryshme për të provokuar qeshje. Tashmë nuk ju shtohet vetëm jeta, por dhe mund të dobësoheni më lehtë.

alb365.com

Add a Comment

Twitter
ALB365 on Twitter
Latest Tweet: Arrestohet 30 vjeçari, kultivonte hashash https://t.co/q0FY78djYP https://t.co/E4Mnv5SBvI
11,395 people follow ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Kuvendi shkarkon me votim të fshehtë Cefën dhe Lelçajn .

Tiranë - Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim...

Close