|E diel, Dhjetor 17, 2017

Studiot televizive si lavamane dhe tualete te qeveritareve injorant! 

SALI BERISHANga SALI BERISHA   Tiranë – Te dashur miq, Edi Rama duke perdorur te gjitha llojet e kercenimeve, presioneve, ia ka dalle t’i shnderroje mediat elektronike dhe te shkruara ne lavamane dhe tualete te qeverise.

Ai, me sukses ka mbyllur nje seri emisionesh kritike ndaj tij, iu ka derguar “Konstandinet” e tij si xhelat per ekzektuim gazetareve kritik ndaj tij, te tjereve iu dergon sipas kodit te mafies koken e dhise apo zarfin me dhjetera mijera dollare. Ai, me ndonje perjashtim, u dikton sot lajmin, tituj te perbashket, politikat editoriale, temat etj etj. Ai, ne darken qe shtroi ne Pallatin e Brigadave i trajtoi publiksht gazetaret, publicistet e te ftuarit, thjesht si prostitutat e tij politike dhe asgje me shume. Duke ditur ditur fuqine e mediave si mediume, ai ka vendosur ne epiqender te projektit te tij medaitik shnderrimin e studiove te debateve televizive ne lavamane apo tualete qeveritare, kurse vet debatin, kete institucion me rendesi te pazevendesueshme per shoqerine, ne nje makineri ne te cilen me teknika te studiuara shnderron fallsifikimet, shpifjet, mashtrimet e tij, ne te verteta, ne opinione te certifikuara si te verteta. Dhe anasjelltas, po me teknika mediatike te raporteve 7:1 ; 8:2, zhurmon, sfumon, gropos, transformon te vertetat.

Per kete qellim, ai pa meshire dikton tematika, nderhyrje ekstra, panele, raporte e cdo gje tjeter. Ne funksion te ketij projekti eshte grupi i papagajve dhe papagushkave, qe me gjakftohtesine dhe seriozitetin me te madh iu thone shqiptareve se kjo ishte vizita e pare e Papes ne histori ne Shqiperi ( papagalli nr 7) apo Berisha i telefonoi Riformatos per te hedhur rroten e avionit ne Divjake (papagalli nr 1 ) apo Brukseli ka kerkuar arrestimin e Berishes ne nje kohe kur eshte kerkuar arrestimi i Metes ( papagalli 2×2), apo Rama prishi katin e pare te nderteses por nuk prishi katin e dyte te saj nga dhembshuria se aty banonte nje familje (papagushka nr 1) apo kudo ne bote iu priten dritat atyre qe nuk kane (papagalli nr 2 ). Nuk po ndalem ketu tek relativistet apo kriptoavoketerit e qeverise.

Po ne kete projekt, Rama dergon ministrat ne monologje televizive pa kundershtare politike, madje ne raste te caktuar te shoqeruar nga Papagalli nr 1 apo Papagalli 2×2, i cili merr rroge shume te majme si keshilltar i Metes, por ne studio vesh xhaketen e te pavarurit dhe i seviret publikut si i tille.

Format e shemtuara te nderhyrjes dhe manipulimit te debatit nuk kane fund por mendoj se kulmi i kulmit ishte te enjten e kaluar. Si nje njeri qe jam i denuar per shkak te pasionit por dhe te punes te ndjek me vemendje debatin televiziv, te enjten qe shkoi po ndiqja Opinionin ne TV Klan. Kur papritmas ne frengjine e Opinionit hyri si i dehur apo droguar, hajde merre vesh, ne telefon Saimir Tahiri. Ai, ne nje perçartje kakofonike sulmoi eger kryetarin e opozites dhe opoziten ne teresi. Ketij qendrimi, per te cilin nuk dua te prish gojen, kesaj vjellje ne emisionin qe une po ndiqja me vemendje, iu pergjigja me nje reagim ekstempore per miqte e mije ne FB tim. Natyrisht nuk reagova ndaj kercenimeve, shantazhit te ulet prej psikopati qe iu beri te pranishmeve ne Opinion, jo se une pranoja qendrimin e tij ndaj panelisteve por sepse ata ne menyren e tyre reaguan vete dhe nuk kishin nevoje per mbrojtjen time.

Por neveria deri ne vjellje kulmoi te enjten sepse Tahiri po ate nate kishte nderhyre me te njejtin tekst, te njejtat kercenime, me te njejtat, me falni per shprehjen vjellje, dhe ne emisionin e Balles ne Top Channel. Mjerisht ate nate dhe te nesermen, ndonese pati reagime te fuqishme ne mediat sociale, vet mediat nuk reaguan ndaj ketij akti mediatik banditesk te qeverise apo cuditrisht reaguan me shkrime sikur t’iua kisha dhene une tekstin, pra sikur mbronin mua, per çka nga une kane thjesht nje “no thanks”. Ju takon ju te mbroni debatin kunder presioneve, kercenimeve primitive te qeveritareve injorant!

Une jam i bindur se me keto rrjeshta do rrudhin buzet, do shkembejne edhe mesazhe me Ramen, jo pak pronare, paneliste, drejtues te debateve. Natyrisht kjo eshte e drejta e tyre. Me gjithe kete une kam vetem nje kerkese te vetme ndaj tyre, pra ndaj pronareve drejtuesve, gazetareve, publicisteve, moderatoreve, panelisteve te debatit ne mediat elektronike dhe jo ne mediat e shkruara. Kerkesa ime e vetme per ta eshte mos harroni se valet qe ju sjellin ju tek qytetari nuk jane tuajat. Ato jane te publikut. Ju keni pronen, investimin, apartaturat, financat, drejtuesit, panelistet por jo kurre valen, pa te cilen ato do te ishin hiç! Vala eshte e qytetarit!

Ne çdo vend te lire ajo, vala publike, nuk mund te shfrytezohet barbarisht per te manipuluar te verteten, nuk mund te perdoret per prostitucion politik. Une jam i vetedijshem se askerkund ne bote nuk ekzistojne qendrime eterike dhe se kudo,diku me shume e diku me pak, qeveria, partite, organizata dhe grupe te ndryshme lobojne per ndikim te tepruar ne media. Por rasti i Tahirit ishte i ngjashem me ate te Liza Tafajt. Liza perdorte pushtetin ekzekutiv si drejtoreshe per te organizuar prostitucion shteteror ne sistemin arsimor, kurse Tahiri perdor pushtetin ministror per te gjuajtur nga frengjit e debateve per prostitucion zyrtar mediatik.

Per ata qe mendojne se keto mendime te mia apo qendrim i imi burojne nga pozicioni im opozitar, ju them se gabohen. Ne bindjen time me te thelle sa me shume te keqperdorin dhe keqshfrytezojne mediat, studiot dhe gazetat qeveritaret, aq me i rende behet sindromi i neverise ndaj qeverise tek qytetaret, aq me vibrant behet zeri i medias, “populli”, pra i qindra mijera e miliona mediave sociale qe operojne jashte cdo manipulimi apo censure. Por kjo mua kurresesi nuk me ngushellon, sepse demokracia, qytetaret dhe vendi vuajne shume njelloj si rrallimin e ajrit, mungesen e mediave te lira!

alb365.com

Add a Comment

Twitter
@ALB365 on Twitter
Latest Tweet:
0 people follow @ALB365

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
Read more:
Ja smartfoni që kushton 14 mijë dollarë (fotot)

Ka një procesor Snapdragon 810 me 2...

Close